Eurodram, rrjeti evropian për dramë në përkthim, ka shpallur përzgjedhjen e tij për vitin 2024 të shfaqjeve të rekomanduara për përkthim, në mesin e tyre edhe shfaqja “Fajet i ka Bill Gates” e Shpëtim Selmanit.
Në kategorinë e gjuhës shqipe lista mbanë tre emra: Shpëtim Selmanin, Fadil Hysajn dhe Fijona Hysenin.
-Fajin e ka Bill Gates (It is Bill Gate’s fault) – Shpëtim Selmani
-Fausti (Faust) – Fadil Hysaj
-Antigona (Kosovo’s Antigone) – Fijona Hyseni
“Eurodram” është një rrjet evropian për dramë në përkthim, i përbërë nga rreth 300 anëtarë të organizuar si rreth 30 komitete.
Objektivi i tij kryesor është të promovojë dramë të re në përkthim nga Evropa, Azia Qendrore dhe Mesdheu, duke e bërë atë të disponueshme si për profesionistët e teatrit ashtu edhe për publikun në rajon, në frymën e pavarësisë, barazisë dhe diversitetit gjuhësor.
“Eurodram” funksionon sipas një orari dyvjeçar. Në vitet çift, çdo komitet zgjedh tre drama origjinale të shkruara në gjuhën e komitetit dhe i rekomandon ato për përkthim në gjuhë të tjera evropiane.
Në vite me numra tek, komitetet zgjedhin tre pjesë nga veprat e përkthyera në gjuhën e komitetit, me synimin që ato të botohen dhe/ose të vihen në skenë.
Rrjeti “Eurodram” u themelua në vitin 2001 nga Maison d’Europe et d’Orient (Shtëpia e Evropës dhe Orientit), drejtuar nga Céline Barcq dhe Dominique Dolmieu, dhe fillimisht iu kushtua përkthimeve nga gjuhët e Evropës Lindore në frëngjisht.
Që nga viti 2011, ai është shtrirë në Evropën Perëndimore, Azinë Qendrore dhe Mesdheun dhe është bërë shumëpalësh (nga të gjitha gjuhët në të gjitha gjuhët)./express
ObserverKult
Lexo edhe:
ODISE PLAKU: TI DO MBETESH PRANVERA IME
Dhe nëse pranvera do të harrojë të vijë përsëri,
Stinën ti e pikturove me puthjet e tua në sytë e mi.
I çele lulet në gjoks dhe lëndinë të bleruar më shndërrove,
Natën e errët të dhimbjes pas maleve e kaplove.
Dhe nëse pranvera do të harrojë të më zgjojë përsëri,
Afshin e tokës lehonë do sjellësh mes kujtimeve siç di ti.
Ia merr shpirtit nektarin për ta pikuar në të ëmblën dashuri,
Është e kotë të mohohemi edhe pse vuajmë në largësi.
Dhe nëse pranvera do arratiset pa trokitur si gjethe në dritare,
E qeshura do mbush dhomën me zërin tënd kanakare.
Ti për mua do mbetesh stinë që kurrë nuk do të mungosh,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult