Europa Nostra, Zëri Evropian i Shoqërisë Civile i përkushtuar ndaj Trashëgimisë Kulturore ka publikuar listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë për vitin 2022, ku mes tyre është edhe Ura e Zogut në Shqipëri.
Në faqen zyrtare të Europa Nostra, thuhet se Ura e Zogut është një kryevepër e inxhinierisë së ndërtimit të fillimit të shekullit të 20-të në Ballkan.
“E ndërtuar në vitin 1927 mbi lumin Mat në Shqipërinë e Veriut, ura është e njohur për strukturën e saj arkitekturore. Pastaj gjatësinë dhe stilin e harqeve të saj prej çeliku. Konsiderohet një arritje e rëndësishme në fushën e konstruksioneve metalike dhe strukturave prej betoni të ndërtuara mbi lumenj në Evropën Jugore.
Me emrin e mbretit Zog I të Shqipërisë, ura njihet edhe si “ura me pesë harqe”. E projektuar nga inxhinierë gjermanë dhe zviceranë, ndërtimi i urës u zbatua nga inxhinieri shqiptar Gjovalin Gjadri. Duke përdorur materiale të importuara nga Italia. Fillimisht, ajo përbëhej nga gjashtë harqe, por një nga harqet u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pavarësisht rëndësisë së trashëgimisë industriale dhe faktit që kjo urë është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri, ura është mirëmbajtur keq dhe është në një gjendje të avancuar prishjeje.
Struktura është në rrezik të menjëhershëm shembjeje. Për shkak të dëmtimit të shkaktuar në njërën prej kolonave të saj, transmeton ‘panorama.com.al’.
Që nga ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Mat në 1987 dhe 2000, Ura e Zogut është shfrytëzuar, por ajo vizitohet shpesh nga turistët duke pasur parasysh dizajnin e saj origjinal dhe vlerën historike.
7 monumentet më të rrezikuara
Ura e Zogut, Shqipëri
Manastiri Récollets, Nivelles, Belgjikë
Garden City La Butte Rouge, afër Parisit, Francë
Qendra Historike e Stolberg, Gjermani
Banjat e Neptunit, Băile
Boansn Herculane Pallati, pranë Cádiz, Spanjë
Kalaja Crèvecoeur, Den Bosch, Holandë
Lexo edhe:
MONUMENTI I KULTURËS “URA E ZOGUT” RREZIKON SHEMBJEN
ObserverKult