“Eurovision 2022” duhet të zhvillohej në Romë, por nuk do të jetë kështu

Roma nuk do të ketë mundësinë të presë Festivalin Evropian të këngës Eurovision për vitin 2022.

Kompeticioni prestigjioz i këngës që u fitua nga grupi “Maneskin” vitin e kaluar do të mbahet në Itali, por jo në “qytetin e përjetshëm”, siç ishte parashikuar më herët.

Motivi është se nuk ka ambientin e duhur për të pritur një ngjarje të tillë dhe për këtë arsye në listë janë 5 qytete të tjera si Milano, Bologna, Pesaro, Rimini dhe Torino.

Më pas, bashkia ka propozuar disa vende alternative mes të cilave dhe Cinecitta apo Panairin e ri të Romës, por asnjë prej tyre nuk është konsideruar e përshtatshme.

Kujtojmë se fituesit e vitit 2021 të Eurovizionit tërhoqën shumë vëmendje. Përveç këngës e cila u pëlqye aq shumë sa njerëzve u lindi dëshira për të mësuar italishten, grupi tërhoqi vëmendjen dhe për stilin  e tyre, e sidomos për vokalistin kryesor Damianon, transmeton ‘tirananews.al’.

Nga një grup i zakonshëm, “Maneskin”, u kthyen në një grup me famë botërore dhe filluan të japin koncerte e intervista në mbarë globin.

“Roku nuk vdes kurrë”,- është motoja e tyre.

Kënga “Zitti e Buoni” u klasifikua në vend të parë në 7 shtete dhe suksesi i saj vazhdon ende. Një nga këngët e tjera të suksesshme të grupit është kënga “Beggin” e cila u klasifikua në vend të parë në 9 shtetet.

LEXO EDHE: Këto janë shtetet që votuan Shqipërinë në finalen e Eurovision