Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje” kanë çuar Shqipërinë në finalen e Eurovisionit.
Shqipëria ka qenë e para që ka kaluar në finalen, e cila do të mbahet të shtunën.
Pas Shqipërisë në finale shkuan edhe Qiproja, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.
Kënga “Duje” e interpretuar nga këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi me familje, mori votat e publikut për dhjetëshen e dytë të finalistëve nga 16 konkurrentët e mbrëmjes.
“Duje” vjen në një formacion ku përfshihet e gjithë familja Kelmendi, teksti është shkruar nga Erjona Rushiti, ndërsa është kompozuar nga Enis Mullaj.
Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena të shtunën më 13 Maj .
ObserverKult
Kliko edhe:
AGIM DOÇI: ALBINA KELMENDI JO VETËM NË FINALE POR ME REZULTATIN MË TË LARTË TË SHQIPËRISË
Poeti Agim Doçi tha se Albina Kelmendi jo vetëm në finale por me rezultatin më të lartë të Shqipërisë.
“Në gjykimin tim kjo këngë është himn. Pikërisht në kohën që jetojmë kur familja nuk po funksionon mjaftueshëm që të mbajë të lidhur njerëzit. Për mendimin tim, kjo këngë jo vetëm që do jetë në finale po do marrë rezultatin më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit shqiptar në Eurosong”, tha Doçi.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult