Eurovision 2024, Shqipëria performon e gjashta në natën e dytë të gjysmëfinales

Shqipëria do të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 që do të zhvillohet në Malmo të Suedisë. Shqipëria, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë i 6-ti në radhë, të enjten e 9 majit 2024, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë.

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024, me këngën “Zemrën n’dorë”.

Ajo ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion-it.

Në natën e parë më 7 maj do të performojnë: Ukraina, Qipro, Polonia, Serbia,Lituania, Kroacia, Irlanda,Sllovenia, Islanda, Finlanda, Portugalia, Luksemburgu, Australia, Azerbajxhani, Moldavia.

Në natën e dytë më 9 maj do të performojnë: Austria, Malta, Zvicra, Greqia, Republika Çeke, Shqipëria, Danimarka, Armenia, Izraeli, Estonia, Gjeorgjia, Holanda, Norvegjia, Letonia, San Marino, Belgjika.

Vetëm 16 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do tu bashkohen 5 shteteve të përhershme finaliste që janë: Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania, si dhe vendi fitues i vitit të kaluar që është Suedia.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /rtsh.al

ObserverKult


puthje a thausend kisses deep leonard cohen

Lexo edhe:

LEONARD COHEN: ÇFARË PO BËJ KËTU

Poezi nga Leonard Cohen

Nuk e di nëse ka gënjyer bota
Unë kam gënjyer
Nuk e di nëse bota ka komplotuar/konspiruar kundër dashurisë
Unë kam konspiruar kundër dashurisë
Atmosfera e torturës s’është ngushëllim
Unë kam torturuar
Bile pa rejën e eksplodimit nuklear
ende do të kishe urrejtur
Dëgjo
Do të kisha bërë të njëjtat gjëra
Bile edhe po të mos kishte vdekje
Nuk do të mbahesha si pijanik
nën trokitjet e fakteve
Unë refuzoj alibin e përgjithshëm
Sikur kabinë telefoni e zbrazët buzë së cilës kalohet natën
dhe mbahet mend
sikur pasqyrat në hajatin e sallës së kinemasë
në të cilin këshillohet vetëm gjatë daljes

Poezinë e lotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult