
Shqipëria do të marrë pjesë në “Eurovision Song Contest 2025” që do të mbahet në Bazel, Zvicër.
Përfaqësuesit e këtij viti janë grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”. Sipas renditjes së shpallur më 27 mars, Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë.
Renditja e performancave në gjysmëfinalen e parë është si vijon:
Islanda, Polonia, Sllovenia, Estonia, Spanja, Ukraina, Suedia, Portugalia, Norvegjia, Belgjika, Azerbajxhani, Shqipëria, Holanda, Kroacia, Qipro.

Gjysmëfinalja e dytë përfshin këto vende:
Australia, Mali i Zi, Irlanda, Letonia, Armenia, Austria, Greqia, Lituania, Malta, Gjeorgjia, Danimarka, Republika Çeke, Luksemburgu, Izraeli.
Vendet e “Big Five” (Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar) dhe vendi mikpritës, Zvicra, kualifikohen automatikisht në finalen e madhe. Megjithatë, disa prej tyre do të votojnë në gjysmëfinalet.
Në gjysmëfinalen e parë, Spanja dhe Italia do të kenë të drejtën e votës, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të votojnë.
“Eurovision Song Contest 2025” do të mbahet në Bazel, Zvicër, me gjysmëfinalet e planifikuara për 13 dhe 15 maj, dhe finalen e madhe më 17 maj.
Pritet që performanca e “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” të sjellë energji dhe pasion në skenën e Eurovisionit, duke synuar një rezultat të lartë për Shqipërinë./oranews
ObserverKult
Lexo edhe:
TRIUMFON “SHKODRA ELEKTRONIKE”, KJO ËSHTË KËNGA QË DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVISION