Eurovision, si festivali i njohur muzikor me karakter ndërkombëtar, së fundmi ka bërë një postim për shqiptarët.
Faqja zyrtare e Festivalit ka çmuar pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë, duke i vlerësuar ata që kanë fuqi vokale dhe instrumente dramatike.
“Trego ‘dashuri’ për Shqipërinë!
Nota të larta! Nota të gjata! Zjarr! Paraqitjet e tyre në Eurovision nuk kanë kurrë mungesë të fuqisë vokale dhe instrumentesh dramatike dhe ne i duam për këtë.
Cila është kënga juaj e preferuar shqiptare ?!”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Eurovisionit.
Edicioni i fundit i këtij festivali u pamundësua të organizohet për shkak të pandemisë.
Në anën tjetër si tri nga paraqitjet më të suksesshme mund të kujtohen ajo e Rona Nishliut me “Suus” në vitin 2012 (vendi i pestë), Anjeza Shahini me “Image of you” në vitin 2004 (vendi i shtatë) dhe Eugent Bushpepa me “Mall” në vitin 2018 (vendi i tetë).