Eurovision publikon listën: Kënga e Luiz Ejllit, e dyta më e dëgjuara për muajin janar

Luiz Ejlli

Festivali i madh evropian i muzikës, Eurovision, publikon çdo muaj në kanalin YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite.

Në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2023, fansat e Eurovisionit kanë hasur në një çudi. Kjo pasi që një këngë e vitit 2006 ka arritur të renditet e dyta në këtë listë.

Bëhet fjalë për këngën “Zjarr e ftohtë” të këngëtarit shqiptar Luiz Ejlli, i cili kishte përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2006’ me këtë këngë.

Që pas hyrjes së tij në spektaklin “Big Brother VIP Albania 2”, ai është kthyer në një sensacion në rrjetet sociale. Fansat kanë nisur të shprehin interesimin edhe për karrierën e tij të dikurshme.

Kënga “Zjarr e ftohtë” ka ngjallur një interes të madh te publiku pas hyrjes së tij në BBVA. Përbrenda një muaji ajo ka arritur më shumë se një milion klikime.

Kënga kishte vetëm afro 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi. Ndërsa tani kur ka kaluar vetëm një muaj, “Zjarr e ftohtë” numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube.

Ndryshe, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga e sivjetme përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi./zeri

ObserverKult


Lexo edhe:

“ZJARR E FTOHTË”, KËNGA ME TË CILËN LUIZ EJLLI PËRFAQËSOI SHQIPËRINË NË EUROVISION (VIDEO)

Luiz Ejlli këto ditë është shqiptari më i përfolur kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother.

Por nga erdhi Ejlli?

Ai u bë i njohur për garimin në “Ethet e së Premtes Mbrëma”, ku edhe u shpall fitues.

Ejlli triumfoi edhe në Festivalin e 44-të në RTSH me këngën “Zjarr e Ftohtë” dhe kjo fitore ia mundësoi pjesëmarrjen në Eurovision.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult