Eurovision/ Sonte performon Besa Kokëdhima… tregon edhe dy mënyrat si duhet votuar për “Titan”

Emocionet sa vijnë edhe shtohen, teksa të gjithë presim natën e dytë gjysmë finale të Eurovision, kur do të ngjitet në skenë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Besa Kokëdhima.

Në një video-mesazh për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Besa ka ndarë emocionet e këtij rrugëtimi e po ashtu tregon edhe detaje nga veshja që ajo do të ketë mbrëmjen e nesërme me 9 maj.

“Këto ditë kam qenë shumë e angazhuar, kam përjetuar emocione shumë të bukura. Jemi në një lloj disipline të hekurt, kështu që nuk është gjithmonë shumë e pëlqyeshme, por jam shumë e lumtur sepse më në fund e gjithë puna që kemi bërë po vjen momenti të realizohet.

Edhe koncertet që kemi realizuar për mua kanë qenë shumë emocionuese. Pritshmëria ime e parë është që performanca jonë të jetë dinjitoze dhe në një nivel të krahasueshëm me shtete e mëdha që marrin pjesë në këtë kompeticion, të ketë një nivel të lartë artistik dhe pritshmëria që besoj e ka çdo artist pjesëmarrës është patjetër të dal në finale dhe t’i bëj të gjithë bashkëkombësit tanë krenarë.

Një detaj që mund të zbulojmë ekskluzivisht është që veshja në mbrëmjen e 9 majit do të vishet për herë të parë në provat gjenerale dhe nuk është asnjë nga veshjet që janë realizuar në prova deri tani.

Nga pak na ka shijuar t’i bëjmë njerëzit pak kuriozë dhe pak lëmsh fansat e Evrovizionit”, u shpreh këngëtarja.

Besa i ftoi të gjithë shqiptarët të votojnë “Titan”, teksa tregon edhe dy mënyrat sesi mund të votohet për Shqipërinë.

“Dëshiroj t’i ftoj të gjithë shqiptarët të votojnë për “Titan” dhe Shqipërinë. Dy janë mekanizmat si mund të votojnë. Në mbrëmjen kur unë këndoj, 9 maj, nëse ata ndodhen në ato shtete që marrin pjesë në atë mbrëmje, ata mund të votojnë pas përfundimit të mbrëmjes me kodin -2, ndërsa ata që ndodhen në vende të tjera që nuk janë vendet që marrin pjesë në atë mbrëmje, mund të votojnë në esc.vote, duke filluar që nga 8 maji, ora 00:00. Votoni Titan, votoni Shqipërinë!”, bëri thirrje këngëtarja.

Shqipëria konkuron në Eurovision mbrëmjen e 9 majit, ku sipas renditjes që përcaktoi shorti, Besa Kokëdhima do të ngjitet në skenë e dyta, me një këngë premtuese, të mirëpritur nga publiku.

Finalja e madhe e Eurovision 2024 mbahet në datën 11 maj dhe në skenë do të ngjiten vetëm 16 përfaqësues shtetesh.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /rtsh.al

ObserverKult


Lexo edhe:

EUROVISION 2024, EDI RAMA THIRRJE SHQIPTARËVE: T’I JAPIM BESËS MBËSHTETJEN TONË

Shqipëria përfaqësohet nesër (9 maj) në Eurovision me këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike në Suedi.

I pari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka uruar suksese Besa Kokëdhimës ndërsa ka kërkuar që ta mbështesim sa më shumë.

“Nesër Shqipëria përfaqësohet në Eurovision me Besën dhe në këtë kampionat europian të këngës, ku të gjithë konkurentët presin mbështetjen me votë të popullit të tyre. Prandaj le t’i japim Besës shqiptare mbështetjen tonë duke i uruar një sukses sa më të madh”, ka shkruar Rama.

Mbrëmë Eurovision shënoi gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës. Ndërsa nesër (9 maj) do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima..

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


PËRFUNDOI NATA E PARË E ‘EUROVISION SONG’, JA 10 VENDET QË VAZHDOJNË GARËN

Nata e parë e Festivalit Evropian të Këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe që do të mbahet më 11 maj.

Pas votimit të publikut në finalen e madhe do të shkojnë Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Aktiviteti që u mbajt në Malmo të Suedisë dhuroi një spektakël të vërtetë teksa festivali u hap nga këngëtarja me orgjinë shqiptare Eleni Foureira ndërsa eventi mban slloganin “Të bashkuar nga muzika”.

Mbrëmja e djeshme shënoi gjysmëfinalen e parë të Festivalit Evropian të Këngës, ndërsa të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren, Besa Kokëdhima.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult