Eurovision ka bërë publike renditjen e këngëve për dy netët gjysmëfinale.
Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar.
Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.
Renditja është caktuar nga transemtuesi NPO/NOS/AVROTROS dhe është aprovuar më pas nga Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision, Martin Österdahl.
Ndërkohë kujtojmë se Anxhela do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.
Para disa javësh ajo publikoi videoklipin zyrtar të këngës, që u prit shumë mirë nga publiku evropian./rtklive