Eurovisioni nis sonte, Rita Ora e ftuar speciale

Rita Ora

“Të Bashkuar nga Muzika” është slogani i festivalit evropian të këngës “Eurovision”, i cili nis sonte në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Kjo pasi që shteti fitues i vitit të kaluar Ukraina nuk arriti të plotësojë kushtet e organizimit për shkak të situatës atje.

Edicioni i 67-të i Eurovisionit ka mbledhur 37 shtete, të cilat do të garojnë në dy gjysmëfinale.

Më pas 26 prej tyre do të kalojnë në finalen e 13 majit, me votat e publikut nga e gjithë bota.

Në natën e parë, e cila nis sonte prej orës 21:00, do të përformojë edhe ylli i njohur botëror, Rita Ora.

Ajo është shprehur se mezi pret të ngjitet në skenën e Eurovisionit. Në mesin e shumë hiteve të saj do të performojë për herë të parë këngën e saj të fundit “Praising You”.

Tri netët do të prezantohen nga këngëtarja britanike Alesha Dixon, aktorja britanike Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina. Së bashku me ato do të jetë edhe prezantuesi i televizionit irlandez Graham Norton.

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Albina & familja Kelmendi me këngën “Duje”, dhe do të garojë në natën e dytë më 11 maj.

Ndërkohë, Kosova as këtë vit nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrje në këtë festival. /Zëri

ObserverKult


Lexo edhe:

PAK HISTORI, DISA RREGULLA DHE SHUMË KURIOZITETE, ÇFARË DUHET TË DINI PËR EUROVISION 2023?

Edicioni i 67-të i Eurovision Song Contest do të mbahet në Liverpool nga 9 deri më 13 maj dhe do të jetë një edicion special.

Edicioni i vitit 2023 duhej të ishte mbajtur në Ukrainë. Por për shkak të luftës së vazhdueshme, komiteti organizativ i festivalit të muzikës vendosi, pas vlerësimit të kujdesshëm, të caktojë Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo e fundit përfundoi në vendin e dytë në edicionin e mëparshëm, titulli i vendit pritës 2023.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult