Eurovizioni sivjet “ma ndryshe”, mbahet nën masa të forta sigurie- ja pse…

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian, “Eurovision 2024”, Besa Kokëdhima është ngjitur në skenën e madhe në Malmo të Suedisë për provat gjenerale të këngës ”Titan”.

Në këtë performancë Besa ka pranë saj dy vokalistë dhe tre kërcimtarë.

Festivali i këngës këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë, ndërsa pritet me kurreshtje si çdo vit tjetër. Autoritetet kanë nisur shtimin e masave të sigurisë, dhe vëmendja është përqendruar në qytetin e tretë më të madh suedez. Si pjesë e bashkëpunimit, janë angazhuar edhe forca nga dy vendet fqinje, Danimarka dhe Finlanda.

Kjo për arsye se demonstrata të mëdha janë paralajmëruar të mbahen përgjatë mbajtjes së Festivalit Evropian, për shkak të ankesave në lidhje me pjesëmarrjen e Izraelit, teksa ky vend ka bombarduar Gazën për shkak të luftës kundër Hamasit.

Policia suedeze dhe organizatorët thonë se i kanë marrë të gjitha masat dhe janë të përgatitur mirë për këtë event muzikor.

Këtë vit Eurovision mbahet në Suedi pasi është vendi fitues i edicionit të kaluar me këngën Tattoo të artistes Loren.

Gjysmëfinalja e festivalit është të martën, ndërsa finalja ditën e enjte. Rreth 100 mijë vizitorë pritet të mbushin rrugët e qytetit Malmo. Shefja e policisë së Malmo tha se siguria është rritur në nivelin 4 nga 5./ oranews

ObserverKult


Lexo edhe:

SUEDIA PËRGATITET PËR EUROVISION SONG CONTEST 2024, ÇFARË DUHET TË DINI DHE SI TË VOTONI

Eurovision Song Contest sivjet mbahet në Malmö, Suedi dhe është konkursi i 68-të me radhë, ku do të shfaqen këngë nga 37 vende që konkurrojnë për kurorën e muzikës pop në kontinent. Kjo nëpërmjet një paraqitje të këndshme që përpiqet – jo gjithmonë me sukses – të largojë grindjet dhe ndarjet ndërkombëtare.

Nuk është e nevojshme që detyrimisht duhet të jesh në Evropë për ta parë eventin, ose për të ndihmuar në zgjedhjen e fituesit. Më poshtë është edhe një udhëzues për të gjitha gjërat që ndodhin në Eurovision.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult