Eva Alikaj interpreton poezinë “Retro” të Liridon Mulajt (Video)

Aktoja e njohur, Eva Alikaj interpreton poezinë “Retro” të Liridon Mulajt

E parkove makinën?
Më duket se po, e parkova.
Po furrën e fike?
Edhe furrën po, nuk e harroj asnjëherë…
E shuajte aspiratorin?
Tenxheret i zbrase në kapakët e kauçukut?
A i lave shapkat, dhe rimelin e zi sterrë të syve?
Jastëket që  i hodhe në dysheme teksa shikoje
e pashqetësuar filmin e preferuar?
Rrobat e lara i hape në tel?
Po plazmën e fike?
Dritat, ujin, kondicinierin, magnetofonin i fike?
Dhe axhendën, këpucet me taka dhe takimet e shumta të karrieres?
Parfumin Versace, furçën e pudrës dhe varësen me
perla që të kombinon me vathët?
Flokët, piastrën, kremin e natës, fustanin e gjumit.
Mbathjet me tantellë me vrima që të lëmojnë
vithet.
Recipetat prej mëndafshi dhe tatuazhin në shpatull, që shpesh të kujton atë që s’do ta kujtosh?
E mbylle derën, sytë, gojën, këmbët dhe je gati për gjumë?
I mbylle të gjitha?
Po po dhe ëndrrat kyçi deri nesër,
Të natës nuk vlejnë dhe me të zbardhur drita,
hapua derën  sërish.
Po atë, e mbylle? Atë që s’duhet ta kishe hapur asnjëherë?
Dhe më pyet kë?
Zemrën pra zemrën budallaçkë! Atë mos harro
kurrë ta mbyllësh.
Vdekja vjen vetëm prej saj.
Ajo hapet dhe nuk mbyllet më kurrë,
dyert e saj mbeten të shqyera si gojë qeni
dhe gjithçka tjetër s’ka më vlerë,
S’ka më as fillime as fund ,
dhe jeta mbetet e varur
në lavjerrësin e kotësisë,
Ndaj mbylle, madje duhet ta kishe
kyçur të parën
Me qindra drynj, të hekurt, të fortë
të pathyeshëm…

Fli tani… Natën e mirë

Videon me interpretimin e Eva Alikajt mund ta shikoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


liridon mulaj
Liridon Mulaj

Lexo edhe:

LIRIDON MULAJ: DITËN QI T’MOS M’DUESH MA, MA THUEJ….

Ditën qi t’mos m’duesh ma, ma thuej….poezi nga Liridon Mulaj

A m’premton?
Ditën qi të mos më duesh ma,
ma thuej….
Çastin kur të mos e ndish me m’puth
ma thuej…
Flokun e parë qi t’mos e krehsh për mue
ma thuej…
edhe buzët e kuqe alli,
kur ti lyesh për tjetërkend
a kjoftë për inat tem’
Ma thuej…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU: