Si rrallëherë, Eva Alikaj ka folur për jetën e saj private, madje është rrëfyer për dashurinë. Gjatë intervistës së zhvilluar për Top Channel, ajo tregoi se është lënduar, andaj dashuria e saj përfundoi.
Teksa në rininë e saj e përshkruan veten si një vajzë e brishtë, Eva Alikaj tregoi se rrethanat e asaj kohë ndryshuan çdo gjë.
“Te filmi ‘Njeriu i mirë’ kam luajtur rolin e jetës. E them kështu sepse asokohe isha studente dhe luaja krah Vangjush Furxhiut, nuk kisha emocione. Aty çdo lëvizje e ndjeja, shihte edhe stafi.
Jam krenare që Vangjushi më tha ‘je më mirë se unë’. Unë nuk kam qenë kurrë mendjemadhe, e konsideroj fat të mirë. Unë aty kam qenë plotësisht një njeri i mirë.
Lëndimet në jetë na transformojnë. Kam përjetuar një dashuri dramatike dhe të vështirë. Nuk ishte atëhere si sot, ishim shumë të stepur. Nuk ishim të lirë, sot nuk e kanë problem.
Dikur kishte një lloj sensibiliteti dhe përmbajtje. Është më e fuqishme kur e shprehin sytë. Tashmë rreh shumë më pak zemra mendoj unë.
Atëherë ka qenë mentaliteti, unë kam qenë person që doja të bëja hapat në mënyrë të hapur, atëherë i bënin skutave. Për mua ishte e shëmtuar.
Jam lënduar, i kisha gjitha të mirat. Ishin paragjykimet që kanë vrarë shumë dashuri në atë kohë. Unë isha e ekspozuar, se merresha me aktrim”, tha Eva Alikaj.
ObserverKult
Lexo edhe:
RRËFIMI I EVA ALIKAJT: NDRIÇIM XHEPA ISHTE DASHURIA E JETËS SIME…
Rebelizmin e aktores Eva Alikaj, ende pa u afirmuar si e tillë, e njihnin të gjithë në Akademinë e Arteve, kur ishte studente. Ishte bërë disa herë problem për pantallonat e ngushta, fustanet ca më të shkurtër se norma dhe tualetin që i pëlqente ta bënte gjithnjë, më të dukshëm se shoqet. Ishte e bindur se, nuk kishte asgjë të keqe në të bërit e gjërave, siç i pëlqen.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU