Fabio Volo, pseudonim i Fabio Bonetti ka lindur më 23 qershor 1972, është një shkrimtar italian, aktor, dublues, prezantues radioje dhe televizioni dhe skenarist. Shkrimtari numëron më shumë se 8 romane në gjuhën italiane, por që janë botuar edhe në gjuhë të ndryshme, ndër të tjera dhe në shqip.
ObserverKult ua sjellë disa thënie të bukura të shkrimtarit italian:
– Nëse ti nuk e do veten tënde, pse duhet të të dua unë?
– Lumturia shpeshherë është pjellë gënjeshtrash.
-Askush nuk heq dot dorë nga lumturia, përveç atyre që nuk e kanë provuar kurrë.
-Të duash një person do të thotë edhe të gëzohesh për lumturinë e tij, kudo ku të ndodhet.
-Gratë janë si lulet: nëse kërkon t’i hapësh me forcë, petalet e tyre të mbeten në dorë dhe lulja vdes. Sepse ato hapen vetëm nga nxehtësia. Dashuria dhe përkujdesja, së bashku, janë dielli për një grua.
-Kam mësuar të gjej brenda vetes arsyet dhe qëllimet e ekzistencës sime. Kam kuptuar se duhet ta dua atë që do të jem; se nuk mundem të jetoj për të kënaqur dikë, duke e detyruar veten të jem dikush që nuk jam.
-Shumë veta besojnë se fantazia shërben për t’u larguar nga realiteti, ndërkohë që thuajse gjithmonë shërben për ta kuptuar dhe për ta interpretuar më mirë realitetin.
ObserverKult
————————-
Lexo edhe:
FABIO VOLO: TË DUA SI GJITHMONË, SI ATËHERË KUR U LARGOVA, SI ATËHERË KUR U KTHEVA…
Është një ndër romanet më të mira të autorit italian Fabio Volo. Trajton dashurinë, ndarjen dhe sërish dashurinë mes Lorenzos, të lindur në një familje tepër të varfër, me Federicën.
Më poshtë do të mund të lexoni një nga fragmentet më të bukur dhe më romantikë të romanit “Koha që do të doja”, momentin kur Federica dashurohet për herë të dytë me Lorenzon.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult