Fabio Volo: Do të kthehen të gjithë, a e di?

Fabio Volo është një ndër autorët më të njohur italianë. 
Më poshtë ju sjellim një nga shkrimet e këtij autori, me titull “Do të kthehen të gjithë”.

Do të kthehen të gjithë, a e di?
Dikush do të kthehet si një rrahje zemre, pasi thjesht është larguar nga jeta jote.
Dikush do të kthehet për të konsumuar edhe pak zemrën tënde, edhe më pas do të ikë sërish.

Dikush do të kthehet për të të vjedhur një buzëqeshje apo edhe një lot të fundit.
Dikush do të kthehet për të të thënë se pa ty ndihet më mirë, i shtyrë nga krenaria e tepërt.

Dikush do të kthehet për të të thënë që të ka dashur, por tani jo më.
Dikush do të kthehet për një përqafim, sepse e di mirë ngrohtësinë që buron e mund t’ia japësh vetëm ti.

Dikush do të kthehet për të të fyer, por ti i qetë dhe indiferent si gjithmonë, do ja hedhësh pa problem.
Dikush do të kthehet për të të kërkuar falje, dhe do të kërkojë që t’i hapësh sërish dyert e zemrës tënde, sepse e ka kuptuar që pa ty nuk mund të eci përpara, se pa ty jeta është e vrenjtur si një re e zezë.
Dhe ti në atë moment, ç’do të bësh!?

ObserverKult

————————————————-

LEXO EDHE:

FABIO VOLO: PËR TY GRUA, QË NGRIHESH SËRISH NË KËMBË PAS KATASTROFËS

Rilindja e një femre” nga Fabio Volo

Më shumë se perëndimi i diellit, më shumë se fluturimi i një zogu, mrekullia më absolute është një grua e rilindur. Kur ngrihet sërish në këmbë pas katastrofës, pas rënies.

Çdokush mund të thotë: “Ka mbaruar”. Ama jo, kurrë nuk mbaron për një grua. Një grua ngrihet gjithmonë, edhe kur nuk beson se gjërat do të ndreqen, edhe nëse nuk dëshiron të çohet.

Nuk po flas vetëm për dhimbjet e mëdha, ato plagë çnjerëzore që të sjellin vdekjet apo sëmundjet. E kam fjalën për ty, që kjo periudhë e vështirë nuk po të mbaron kurrë, që po bën një punë të vështirë, që çdo mëngjes është si një provim, më keq se në shkollë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU