Facebooku po planifikon një Instagram për fëmijë

Facebook mund të krijojë së shpejti një Instagram të ideuar për fëmijët.
Ky premtim erdhi me idenë që të bëhet më shumë për të mbrojtur të miturit.

Aplikacioni do të jetë vetëm për fëmijë nën moshën 13 vjeç.
Aktualisht, përdoruesit e Instagramit duhet të jenë mbi 13 vjeç për t’u regjistruar. E kemi parë se kjo nuk funksionon.
Asgjë nuk i ndalon fëmijët që të hapin profil me një datëlindje të rreme.

YouTube e ka tashmë një aplikacion për fëmijë, YouTube Kids, i nxjerrë në vitin 2016.
Por ende ka probleme me video të papërshtatshme për fëmijë që shfaqen në këtë aplikacion, duke kaluar filtrat. 

Me Instagram është premtuar se do të ketë më shumë kujdes.

ObserverKult