(Kujtime të trishtueshme nga lufta)
Në shpinë e djegur kanë mbetë
Veç gurët e gdhendur të babës,
Hiri i librave, i dorëshkrimeve
Dhe disa lodra të fëmijëve
Vogëlushi im
Edhe tokën shkrum e kanë ba
I kanë shkelë lulet e verës
Dhe andrrat që i kemi thurë për lirinë
Të ulemi në fund të oborrit
E t’i lajmë sytë e skuqur
Që po më djegin si krypa
Në plagën e moçme
Pas shpinës së zotit
Fluturojnë e fluturijnë fotografitë e të dashurve
Që kanë hyrë në balada
Dhe kujtimi për shpinë e babës
Qershor, 1999