Fadil Halimi: Kthimi në shpinë e djegur

(Kujtime të trishtueshme nga lufta)

Në shpinë e djegur kanë mbetë
Veç gurët e gdhendur të babës,
Hiri i librave, i dorëshkrimeve
Dhe disa lodra të fëmijëve

Vogëlushi im
Edhe tokën shkrum e kanë ba
I kanë shkelë lulet e verës
Dhe andrrat që i kemi thurë për lirinë

Të  ulemi në fund të oborrit
E t’i lajmë sytë e skuqur
Që po më djegin si krypa
Në plagën e moçme

Pas shpinës së zotit
Fluturojnë e fluturijnë fotografitë e të dashurve
Që kanë hyrë në balada
Dhe kujtimi për shpinë e babës

Qershor, 1999