Fadil Halimi: Vetmia si fat e si mallkim

Mos u frikëso, e dashur
Me vetminë do të mësohemi
Si fat e si mallkim

E vetmuar është edhe hëna
Që e sjell krejt botën në vetull

Ajo të forcon
Me mbërri deri në breg të harrimit

Shpërfaqet si në një gropë të madhe
Si në një varr të heshtur në borë e në shi

E vetmuar
ka mbetur edhe ora e kurdisur
peng në dorën tënde

Ajo nuk është ëndërr e bukur në fluturim
Është fat dhe mallkim.