Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, ka kujtuar, kohë më parë, aktorin Fadil Hasa, në 84-vjetorin e lindjes. Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u bërë më pas i njohur si aktor me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietesë, qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970).
Falë aftësive të tij, në vitin 1970 u thirr si aktor profesionist në Estradën e Durrësit, ku punoi deri sa doli në pension, në vitin 1993.
Gjatë karrierës së tij ka luajtur mjaft role në komedi me një akt, skeçe, parodi e pantomime, dialogje dhe forma të tjera të shkurtra të estradës.
Personazhet e shumta që Hasa ka sjellë kanë marrë shumë vlerësime nga publiku.
Fadili ka shënuar emrin e tij edhe në kinematografi. Disa nga rolet e Hases janë filmat “Kronikë provinciale”, “Mao Ce Dun” & “Zëvendësi i grave”.
Fadil Hasa është nderuar 4 herë si “Aktori më i mirë i humorit”, gjithashtu me disa çmime kombëtare për kontributin e tij në fushën e aktrimit.
Mbante titullin “Artist i merituar”. Fadil Hasa do të mbahet mend gjatë në kujtesën e publikut dhe artdashësve.
Përndryshe i ndjeri Hasa u nda nga jeta me datë 16 korrik të vitit 2018.
ObserverKult
Lexo edhe:
FADIL HASA JETOI NJË JETË TË VËSHTIRË, POR HUMORI QË NA SOLLI KURRË NUK HARROHET
Kush nuk e mban mend e nuk qesh edhe me vete, sa herë kujton “kripë, kripë, kripë… sheqer, sheqer, sheqer!”. Falë interpretimit e talentit spikatës të aktorit Fadil Hasa, humori shqiptar ka rrënjosur në breza një sërë personazhesh, apo fragmente nga skeçet e komeditë nga më të dashurat për popullin.
Ndër emrat që vulosën humorin shqiptar, Fadil Hasa mbetet pa dyshim, një figurë dhe personalitet unik, i papërsëritshëm.
Fadil Hasa u lind në Krujë, më 8 prill 1940. Ka kryer gjimnazin “29 Nëntori” në qytetin e Shkodrës. Ai u aktivizua dhe u bë i njohur si aktor. Kjo me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietesë qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970) ku edhe punonte.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult