Fahredin Spahija, mjeshtri i portretit dhe nudos

Fahredin Spahija u lind në vitin 1960 në fshatin Dvorcë të Maqedonisë. Ka të përfunduar Akademine e Arteve-drejtimin për grafikë dhe magjistraturën në dizajnin grafik në të njëjtin fakultet të Universitetit të Prishtinës.
Me fotografi merret që nga viti 1995. Tema e tij e preferuar është portreti dhe nudo.
Që nga viti 1997 është pjesëmarrës në shumë ekspozita të përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare. Ka realizuar mbi 15 ekspozita personale.

Nga viti 2006 deri ne vitin 2010 ishte kryetar i Shoqatës së Artistëve Aplikativë të Kosovës (SHAAK).
Nga viti 2009 e deri në vitin 2011, ishte drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Në vitin 2015 themeloi Festivalin e Fotografisë “PIMI Photography” në Viti të Kosovës.
Ishte kurator dhe anëtar jurie në disa ekspozita të fotografive në Kosovë dhe jashtë.
Është profesor i fotografisë në Fakultetin e Arteve dhe në Fakultetin e Komunikimit Masiv në Kolegjin Universitar AAB të Prishtinës.

Në vazhdim ua sjellim disa nga portretet ku ka shkrirë mjeshtërinë e tij. / ObserverKult