Faik Konica, figurë poliedrike dhe veprimtar i çështjes kombëtare

konica

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot, në 148-vjetorin e lindjes, Faik Konicën (15 mars 1875-15 dhjetor 1942).

Shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare, një intelektual i dimensioneve evropiane.

‪‎Faik Konica, lindi më 15 mars 1875 në Konicë, në një familje të vjetër koniciote. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, ndoqi Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës.

Më pas vazhdoi studimet e liceut perandorak francez të Stambollit.

Pasi kreu shkollat e mesme në Francë, vazhdoi studimet në Dizhon për filologji romane dhe më pas u diplomua në universitetin e Harvardit të SHBA. Aty mori gradën “Master of Arts”.

Me 1897, në Bruksel botoi numrin e parë të revistës politike kulturore e letrare “Albania”.

Pas vajtjes së tij në Boston, së bashku me Fan Nolin, themelojnë gazetën Dielli, një organ i rëndësishëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”.

Me 1912 në emër të Federatës Vatra, shkon në Londër për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Më 1921, Konica zgjidhet kryetar i Federatës Vatra dhe me rimarrjen e drejtimit të gazetës Dielli, ai shkruante në një rubrikë të tijën “Shtylla e Konitzës”.

Më vitin 1926, Faik Konica emërohet Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.

Vdiq në Uashington më 15 Dhjetor 1942. Në vitin 1995, pas rënies së diktaturës komuniste, eshtrat e tij u sollën në Tiranë.

Me veprën e tij letrare e me shkrimet kritike, Konica pasqyron një njohje të thellë të mendësisë shqiptare, e jetës politike shqiptare.

Gjatë veprimtarisë së tij është përpjekur për një gjuhë letrare të përbashkët dhe ndihmoi në pasurimin e zhvillimit të stilit letrar dhe publicistik të shqipes së shkruar.

Krijimtaria e tij ka mbetur në pjesën më të madhe e botuar në shkrime të shtypit të kohës dhe në dorëshkrime. Faik Konica mbetet një figurë qendrore dhe një pikë referimi në ecurinë e kulturës sonë moderne./ATSH

ObserverKult


doto faik konica mjeshtri i penes
Faik Konica

Lexo edhe:

KUR FAIK KONICA SHKRUANTE PËR POEZINË E EQREM ÇABEJT

Mjeshtër i fjalës dhe kritikës letrare, Faik Konica kishte rënë në gjurmët e djaloshit të ri, asokohe student Eqrem Çabej.

Teksa me ironinë e hollë mbi vargjet e stilin, mjeshtri shpjegon poezinë në gjithë kompleksitetin e madhështisë dhe delikatesës brenda saj. Paksa i kursyer, shqiptari i kulluar e me kulturë perëndimore, parandjen intuitën gjuhësore në një ndër të parat poezi, të Çabejt…

Ai shkruan:

VJERSHAT

Një nga gjërat për t’ardhur çudi dhe keq në Shqipëri të sotme, është numër i math i njerëzve që shkojnë kohën duke shkruar vjersha të gjata. Vjersha pa frymë dhe pa shie. Është vërtet se s’i bëjnë njeriu dëm; po munt t’a përdorjin kohën e tyre më mirë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult