Faik Konica: Gruaja shqiptare është e paprekshme…

Faik Konica qe një nga figurat më të shquara të çështjes kombëtare, studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar.

Në vitin 1897 shkoi në Bruksel ku themeloi revistën e përkohshme të quajtur “Albania”, e shkruar pjesërisht në shqipe dhe pjesërisht në frëngjisht.

Ndërsa në vitin 1903 u largua nga Brukseli dhe u shpërngul në Londër, ku mori leje të punonte në Departamentin e Dorëshkrimeve të Muzeumit Britanik.

Më 14 mars 1912 u regjistrua pranë Zyrës së Emërimeve të Universitetit të Harvardit, pra gjatë semestrit të dytë të vitit shkollor.

Konica njihet si njeri me dituri të madhe, dhunti artistike dhe mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe. Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike, transmeton ‘konica.al’.

Në vazhdim mund të lexoni një nga thëniet e tij, ku tregon pikëpamjen e shqiptarëve ndaj grave.

“Ka një rregull shqiptar të njohur botërisht e të provuar në jetë: gruaja është e paprekshme.

Edhe në gjakmarrjen dhe në luftërat më të egra gratë nuk janë qëlluar”, kishte thënë Konica.

Faik Konica vdiq më 15 dhjetor 1942 në Uashington, nga një hemorragji cerebrale.

Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit nën tingujt e kompozitorit të famshëm Vagnerit, që aq shumë e kish adhuruar.

ObserverKult


Foto ilustrim

Lexo edhe:

KUSH ISHTE SHADIJE BOGDO, GRUAJA QË HAPI SHKOLLËN E PARË NË LIBOHOVË, MBESA E SAJ TREGON FAKTE NGA JETA E GJYSHES

Shadije Bogdo, ishte e para grua që propozoi hapjen e shkollës së parë në Libohovë në 1920 dhe institutin e parë femëror “Nëna Mbretëreshë”.

Për të folur për këtë por dhe për detaje të tjera nga jeta e saj e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ishte e ftuar mbesa e saj Brikena Bogdo.

“Pati një tis harrese gjatë regjimit komunist sepse një djalë e kishte në emigrim, vëllain e kishte në burgjet e regjimit komunist.

Ajo dinte tre gjuhë të huaja: anglisht, frengjisht dhe turqisht, me kulturë të jashtëzakonshme. Ka luftuar për emancimin e gruas shqiptare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult