Fajkojtë, sorra dhe dhelpra/ Përrallë indiane

Fajkojtë, sorra dhe dhelpra

~ Përrallë indiane
Fajkojtë dhe sorrat bënë marrëveshje të ndanin çdo gjë që do të gjenin në pyll.
Një ditë gjetën një dhelpër, të cilën e kishin plagosur gjahtarët, të shtrirë dhe të pafuqishme poshtë një peme dhe u mblodhën rreth saj.
Sorrat thanë:
“Do të marrim pjesën e përparme të dhelprës.”
“Atëherë ne do të marrim pjesën e poshtme” – thanë fajkojtë.
Dhelpra qeshi me ato që dëgjoi:
“Unë kujtoja se fajkojtë janë specie më e epërme se sorrat, ndaj si të tillë duhet të marrin pjesën e sipërme të trupit tim, ku ndodhen truri dhe pjesët
e ndjeshme.”
“Po, është e drejtë, – thanë fajkojtë, do ta marrim ne atë pjesë të dhelprës.”
“E pamundur, – thanë sorrat, – ne duhet ta marrim, ashtu si ramë dakord.”
Atëherë nisi një luftë ndërmjet dy kundërshtarëve dhe u vranë shumë zogj.
Ata që shpëtuan, u larguan me vështirësi.
Dhelpra mbeti atje për disa ditë, duke ngrënë me qetësi fajkojtë dhe sorrat.
Më pas, iku duke çaluar dhe duke mërmëritur:
“Të pafuqishmit duhet të përfitojnë nga grindjet e të fortëve.”

ObserverKult


mbreti

Lexo edhe:

JU KUJTOHET PËRRALLA PËR MBRETIN LAKURIQ…

Na ishte njëherë një mbret dhe një mbretëri. Mbreti kishte oborrtarët dhe shërbëtorët e tij, po ashtu kishte edhe pasuri të cilën e kishte marrë nga mbretëria dhe populli i tij që jetonte në varfëri.

Po afrohej festa e mbretërisë së tij. Mbreti kishte vendosur që atë ditë të vishej më bukur se çdoherë gjatë jetës. Kishte kërkuar rrobaqepësit më të mirë, më të njohur nga e gjithë mbretëria, por nuk ishte i kënaqur. Nisi të kërkojë edhe nëpër botë.

Një ditë në oborrin e tij mbretëror u paraqiten tre rrobaqepës të cilët kishin dëgjuar se mbreti po i kërkonte rrobaqepësit më të mirë të botës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult