Faleminderit, por nuk e dua! Kur Zhan Pol Sartri refuzonte Çmimin Nobel

Në vitin 1964, Çmimin Nobel për Letërsi, Akademia Suedeze ia dha shkrimtarit francez Zhan Pol Sartër, për veprën e tij, e cila, e mbushur me frymën e lirisë dhe kërkimin për të vërtetën, ka ushtruar një ndikim shumë të gjerë në kohën tonë.

Në një njoftim publik, të botuar në “Le Figaro” të datës 23 tetor 1964, Sartri shprehu keqardhjen e tij, bashkë me arsyet e refuzimit të çmimit, dhe dëshironte që ato të bëheshin të ditura.

Zhan Pol Sartri kishte dërguar një letër në adresë të Akademisë Suedeze, për të penguar zgjedhjen e tyre. Në këtë letër, Zhan specifikoi se refuzimi i tij nuk vinte për shkak të Akademisë Suedeze, por ishte i bazuar në arsye personale dhe objektive të tijat.

Letra e Zhan Pol Sartrit drejtuar Akademisë Suedeze:

“Më vjen shumë keq, për faktin se incidenti është bërë pjesë e një skandali: Çmimi u dha, por unë nuk pranoj atë.

Kjo ndodhi sepse unë nuk isha i informuar më herët, për atë që ishte në proces. Kur kam lexuar më 15 tetor në “Figaro littéraire”, në kolonën Korrespondenti i Suedisë , se zgjedhja e Akademisë Suedeze ishte duke u vërtitur përreth emrit tim, por se nuk ishte vendosur ende, kam menduar t’i shkruaj një letër Akademisë, dhe ua kam dërguar një ditë më pas. Në letër i kam bërë gjërat e qarta dhe se nuk do të kishte diskutime të mëtejshme.


Unë nuk isha në dijeni në atë kohë se Çmimi Nobel jepej pa u konsultuar me mendimin e marrësit, dhe kam besuar se ishte koha për të parandaluar që të ndodhte kjo gjë. Por unë tani e kuptoj se Akademia Suedeze ka marrë një vendim, të cilin nuk munda ta anuloj më herët. Arsyet e mia për refuzimin e çmimit nuk kanë të bëjnë as me Akademinë suedeze, as me Çmimin Nobel në vetvete, siç kam shpjeguar në letrën time drejtuar Akademisë. Në të, unë aludoj për dy lloje arsyesh: personale dhe objektive.

Arsyet personale janë këto: refuzimi im nuk është një gjest impulsiv, gjithmonë i kam refuzuar medaljet zyrtare. Në vitin 1945, pas luftës, kur më është ofruar “Legjioni i Nderit”, e kam refuzuar edhe atë, edhe pse ishte në favor të qeverisë. Në mënyrë të ngjashme, unë kurrë nuk kam kërkuar që të hyj në College de France, si disa nga miqtë e mi. Ky qëndrim është bazuar në konceptin tim të sipërmarrjes së shkrimtarit.

Një shkrimtar i cili miraton poste politike, sociale, ose letrare duhet të veprojë vetëm me mjete që janë të tijat – domethënë fjala e tij e shkruar. Të gjitha nderimet që ai mund të marrë, e ekspozojnë lexuesin e tij ndaj një presioni, që unë nuk e konsideroj të dëshirueshëm. Nëse unë firmos për veten time me “Zhan Pol Sartri”, kjo nuk është e njëjta gjë, sukur të firmos me “Zhan Pol Sartri, fitues i çmimit Nobël”.

Shkrimtari pra nuk duhet të lërë veten të shndërrohet në një institucion, edhe në qoftë se kjo ndodh në rrethanat më të nderuara, si në rastin në fjalë. Ky qëndrim është sigurisht tërësisht i imi, dhe nuk përmban kritika ndaj atyre që e kanë marrë çmimin. Unë kam shumë respekt dhe admirim për disa nga laureatët, të cilët kam nderin t’i njoh. Arsyet e mia objektive janë si më poshte:

Beteja e vetme e mundshme sot në frontin kulturor, është beteja për bashkëjetesën paqësore të të dy kulturave, asaj të Lindjes dhe të Perëndimit. Unë nuk po them që ato duhet të përqafojnë njëra-tjetrën – unë e di se konfrontimi i këtyre dy kulturave nuk duhet domosdoshmërisht të marrë formën e një konflikti – por ky konfrontim duhet të ndodhë mes njerëzve dhe midis kulturave, pa ndërhyrjen e institucioneve.
Unë vetë jam thellësisht i prekur nga kontradikta mes dy kulturave: unë jam i përbërë nga kontradikta të tilla.

Simpatitë e mia të pamohueshme shkojnë drejt socializmit dhe atij që quhet blloku Lindor,por unë jam lindur në një familje borgjeze dhe në një kulturë borgjeze. Kjo më lejon që të bashkëpunoj me të gjithë ata që kërkojnë të afrojnë dy kulturat. Unë ende shpresoj, natyrisht, se “njeriu më i mirë fiton.” Ky është socializmi.

Kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pranoj një nder të dhënë nga autoritetet kulturore, ato të Perëndimit më shumë se sa ato të Lindjes, edhe në qoftë se jam në favor të ekzistencës së tyre. Edhe pse të gjithë simpatitë e mia janë në anën socialiste, në të njëjtën mënyrë, unë duhet të jem po aq refuzues për të pranuar, për shembull Çmimin Lenin, në qoftë se dikush do të donte ë ma jepte, gjë që nuk ndodh.

Unë e di se Çmimi Nobel në vetvete nuk është një çmim letrar i bllokut perëndimor, por kjo është bërë prej tij, dhe ka ngjarje të cilat mund të ndodhin janë jashtë krahinës së anëtarëve të Akademisë Suedeze. Kjo është arsyeja pse, në gjendjen e tanishme, Çmimi Nobel qëndron objektivisht, si një vlerësim i rezervuar për shkrimtarët e perëndimit apo rebelët e Lindjes. Çmimi nuk i është dhënë për shembull, Nerudës, i cili është një prej poetëve më të mëdhenj të Amerikës së Jugut. Nuk ka qënë kurrë çështje serioze as për Louis Aragon, edhe pse ai me siguri e meriton atë.

Është për të ardhur keq se çmimi i është dhënë Pasternakut dhe jo Sholokhovit, dhe se e vetmja vepër sovjetike e nderuar në këtë mënyrë dueht të jetë ajo e botuar jashtë dhe ndaluar në vendin e vet. Një ekuilibër mund të krijohej nga një gjest i ngjashëm në drejtimin tjetër. Gjatë luftës në Algjeri, kur ne kishim firmosur “deklaratën 121”, unë duhet të kisha pranuar një mirënjohje apo çmim, sepse kjo do të kishte nderuar jo vetëm mua, por edhe lirinë për të cilën ne ishim duke luftuar.

Por gjërat nuk shkuan në këtë mënyrë, dhe vetëm pasi që beteja përfundoi, mua mu dha medalja.
Në diskutimet e motiveve të përmendura nga Akademia Suedeze për lirinë, sugjerohen shumë interpretime. Në perëndim nënkuptohet vetëm një liri e përgjithshme. Përsonalisht, unë do të doja një liri më konkrete, e cila përbëhet nga e drejta për të pasur më shumë se një palë këpucë për të ngrënë më mirë. Mua më duket më pak e rrezikshme që ta refuzoj çmimin, se sa ta pranoj atë. Nëse unë e pranoj, unë e ofroj veten time për atë që unë do e quaj “një rehabilitim objektiv.”

Sipas artikullit të “Figaro littéraire”, “një e kaluar e diskutueshme politike nuk do të përmendet si argument kundër meje”. Unë e di se ky artikull nuk shpreh mendimin e Akademisë, por në mënyrë të qartë tregon se pranimi im do të interpretohet nga qarqe të caktuara të djathta.

Unë e konsuideroj këtë “të kaluarën e diskutueshme politike” si ende të vlefshme, edhe në qoftë se unë jam mjaft i përgatitur që të pranoj gabimet e shokëve të mi në të kaluarën. Rrjedhimisht nuk po them se Çmimi Nobël është një “Çmim borgjez”, por interpretimi është borgjez, pasi në mënyrë të pashmangshme jepet nga qarqe të caktuara me të cilat unë jam shumë i njohur.

Së fundi, kam ardhur tek çështja e parave; ajo është një barrë shumë e rëndë që Akademia imponon mbi laureatin, teksa i cili shoqëron medaljen e tij me një shumë të madhe, dhe ky problem më ka torturuar, ose e pranon Çmimin dhe me partë e Çmimit mund të mbështetësh organizata apo lëvozje që i konsideron të rëndësishme – mendimi im shkoi tek komiteti i Aparteidit në Londër.

Ose nuk e pranon Çmimin mbi parime bujare, dhe në këtë mënyrë privon një lëvizje nga mbështetja që e ka kaq të nevojshme. Por, unë besoj që ky është problem i gënjeshtërt.

Padyshim heq dorë nga 250.000 korona, sepse unë nuk dua që të instucializohem, në Lindje apo Perëndim. Por, nga na tjetër, nuk mund të më kërkohet që, për 250.00 korona, të heq dorë nga parime të cilat janë jo vetëm të miat, por edhe ndahen nga ë gjithë miqtë e mi. Kjo është ajo që e ka bërë aq të dhimbshëm për mua Çmimin dhe refuzimin e tij, që jam i detyruar ta bëj.

Unë dëshiroj që ta përfundoj këtë deklaratë me një mesazh të ndjerë për publikun suedez.

Zhan Pol Sartri

ObserverKult

———————–

Kliko edhe:

FREDERIK NDOCI TREGON PRAPASKENËN: MERRNIN DREJTORIN NË TELEFON, E FAVORIZONIN PARASHQEVI SIMAKUN