“Fama e babait tim më solli trauma!”

Në një intervistë me Willow Smith në Red Table Talk, 23-vjeçarja Paris Jackson ka treguar se nuk u ndje e pranuar nga disa anëtarë të familjes së saj, shumica e të cilëve ishin “Dëshmitarë të devotshëm të Jehovait”, kur ajo tha publikisht se ishte *queer, në moshën 14-vjeçare.

“Unë kam arritur një pikë tani ku kam dashuri dhe respekt për familjen time, besimet e tyre, kulturën, fenë e tyre dhe nëse pres që ata t’ lënë ato mënjanë vetëm që unë të ndihem e pranuar, këto pritshmëri do më mërzisnin. Jam ende duke e kuptuar të gjithë këtë. Familja ime është shumë fetare dhe homoseksualiteti është shumë tabu, kështu që atyre nuk u pëlqen të flitet për këtë.”

Jackson, e cila ishte 11 vjeç kur babai i saj, Michael Jackson, vdiq në 2009, ka folur më parë për presionet e rritjes si pjesë e një prej familjeve më të famshme në botë, por tani ka zbuluar për herë të parë sfidat me të cilat ajo dhe disa prej të afërmve të saj përballen.

Megjithatë, modelja dhe këngëtarja gjithashtu zbuloi se ka patur një mbështetje shumë të madhe nga dy vëllezërit e saj, Prince, 24 vjeç dhe Bigi, 19 vjeç. Kur Paris ishte në shkollë të mesme, vëllai i saj i madh iu bashkua një klubi studentësh për LGBTQ+.

“Ata kanë qenë gjithmonë mbështetës. Jam me fat, sepse jo shumë njerëz mund të thonë që kanë vëllezër e motra që u qëndrojnë kaq afër.”
Jackson foli gjithashtu për traumën e vazhdueshme që ajo vuan si rezultat i ndërhyrjes së medias në jetën e babait të saj, duke zbuluar se ajo përjeton ende “zëra si haluçinacione” apo “paranoja të rënda” nga kujtimet e shkuara me paparacë. Jackson vazhdoi të shpjegonte se pavarësisht famës së pabesueshme të babait të saj, ajo dhe vëllezërit e motrat janë rritur me “moral dhe jo të përkëdhelur nga fama apo të ardhurat”./lapsi