Në një intervistë për “Itv” Princi Harry ka bërë një rrëfim të rrallë ndërsa ka folur për familjen. Ai është shprehur se ëndërron një familje dhe jo një institucion, por duket se familja mbretërore britanike nuk ka ndërmend të ‘pajtohet’ me të dhe Meghan Markle.
Ai është shprehur: “Do të doja që babai im të kthehej dhe po ashtu edhe vëllai im”, është shprehur Princi Harry.
Me pak fjalë, Princi Harry flet për një dëshirë për pajtim, por sigurisht këto fjalë të tij nuk do të duken si një dorë e shtrirë në sytë e Charles III dhe Ëilliam.
“Çdo herë që jam përpjekur të mbrohem privatisht, shtoi Duka ka pasur histori kundër meje dhe gruas sime”.
Këto deklarata janë vetëm një pritje e intervistës, e cila mund të rezervojë surpriza të tjera, ndërsa pritet të bëhet publike e plotë.
“Unë dua një familje, jo një institucion”shtoi princi, duke u përpjekur në njëfarë mënyrë se ai nuk është fajtor për tensionet e brendshme brenda familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.
Intervista dhe kujtimet e Harrit pasojnë publikimin e serialit dokumentar, i cili tashmë ka rindezur në vëmendjen ndaj çiftit mbretëror dhe mosmarrëveshjet e tyre me pjesën tjetër të familjes./(BalkanWeb)
Lexo edhe:
PRINC HARRY RRËFEN JETËN E TIJ NË NJË LIBËR
Princ Harry, një nga figurat më të përfolura në botë, po përgatitet të botojë një libër me kujtime, të cilin ai e quan “plotësisht të vërtetë”.
Duka i Sussex do të publikojë librin përmes Penguin Random House, në fund të vitit 2022. Botuesi i veprës thekson se princ Harry, për herë të parë, do të ndajë publikisht përvojat, aventurat. Po ashtu edhe umbjet dhe mësimet e jetës që e kanë ndihmuar në formësimin e tij.
“Unë po e shkruaj këtë vepër jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”, shkroi princi Harry në një deklaratë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult