Nga Fan Noli
Nuk dua të hyj në esencën e çështjes, pse kjo është një çështje e cila duhet zgjidhur prej vëllazërisë sonë muhamedane edhe nuk duhet të trazohemi në punë të tyre.
(…) Zakonet e mbulesës së gruas nuk i kanë pasur vetëm popujt e besimit muhamedan, por edhe popujt e krishterë e se po të shikojmë librat e Shën Palit, do të shohim se mbulesa e gruas ka qenë një mëkati madh; këto zakone i kanë pasur edhe bizantinët e venecianët.
Në të gjithë popujt evropianë, gratë kanë dalë me një farë veli shumë më shpesh se këtu.
Megjithatë ne nuk kemi pasur asnjë urdhër, asnjë sinodh me të cilin të jetë shkaktuar zbulimi i gruas, ky zbulim ka ardhur vetvetiu e evolucioni social ka sjellë ndërrimin gradual të zakoneve të shoqërisë dhe ato ndërrime që kanë ndodhur gjetkë do të vijnë edhe këtu.
Zoti Ali Këlcyra kapi një çështje me shumë rëndësi, për të cilën nuk duhet të qeshim, por të qajmë, pse është një gjë që i përket higjienës e jetës së fëmijës.
Gjendja e mjeruar në të cilën ndodhet gruaja shqiptare
Se a duhet të dalë gruaja e zbuluar apo e pazbuluar, kjo nuk na intereson shumë, por duhet të na tërheqë vërejtjen gjendja e mjeruar në të cilën ndodhet gruaja shqiptare. Dhe për këtë do t’ju sjell një shembullse sa heqin edhe ato gra që janë të zbuluara.
Kur kam vajtur nga Vlora në Tepelenë, Elbasan e Tiranë dhe gjetkë, kam parë katundarka të zbuluara, të cilat punonin e mundoheshin si shtaza, sa të vinte të qaje, kurse burrat e tyre rrinin pa punë e prisnin që për çdo gjë t’u ngriheshin në këmbë ato të mjera.
Po të doni një shembull më konkret se sa vuan gruaja shqiptare, mund të shkoni të shikoni në një ditë pazari këtu në kryeqytet.
Një ditë pashë një katundare, e cila, le që kish një foshnje në krah dhe një në bark, por edhe një shport me rroba krahëqafë, ishte e veshur keq dhe mezi mund të ecte.
Një komb që ka gruan në një gjendje të tillë, nuk mund të jetë një komb i fortë që të mund t’i japë shtetit ushtarë të shëndoshë e të mirë. Gjëndja e mjerë e gruas shqiptare është një çështje që duhet të na interesojë se është vitale për jetën tonë.
(Më 10 Mars 1923, në sesionin e 5-të, kur u mor në shqyrtim problemi i heqjes së mbulimit të gruas, diskutoi edhe F. Noli.)
ObserverKult
LEXO EDHE: Fan Noli: E bukura ime, lërmë të lexoj atë libër që mban….
Lexo edhe:
BUQETË POETIKE NGA ADEM GASHI: PARA TRUPIT TË NJË GRUAJE
TI E DI VESIN TIM
Shumëçka në jetë përsërisim
mësimin, klasën, gabimin
na duket nganjëherë sikur jemi përsëritës të përhershëm
pa dashur,
veçse kur duam ta përsërisim vetë jetën
shpirti na thotë: këtu fillon mbretëria tjetër
duke lënë pengun buzëplasur.
…dhe, sërish erdhi ditëlindja jote
këtu, atje, seku të gjeti
në ç’hapësira të kësaj bote
duke shaluar aligatorë, elefantë, deve a Chevroleti?
Veçse vesin tim ti e njeh tashmë:
të mos uroj njeri për ditëlindje,
pa çka se shpirtin rob e lë
në itineraret e tua, në arratitë e shëtitjet.
S’ka gjë, malli le të përsëritet
me gjithë peshën e vuajtjes sa një tren a avion
Rëndësi ka që me zogun e blertë e zemërak
të kujtoj e më kujton.
ME TË DASHTË
Ti ishe afër, aq afër sa deti me valë,
aq afër sa afër qe dita
si një nuancë e emrit tënd.
Tani ike larg,
aq larg sa pamundësia
dhe nuk ma the
pse zura ME TË DASHTË?
Ciklin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult