Fansat të zhgënjyer nga rikthimi i serialit “Friends”

Së fundmi është zbuluar se seriali i njohur “Friends” do të rikthehet sërish më 27 maj.

Sipas mediave të huaja seriali do të vijë me një episod special ku do të bashkohen 6 aktorët kryesor: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matthew Perry , Matt Le Blanc, David Schwimmer dhe Lisa Kudrow.

Mirëpo seriali do të ketë disa ndryshime të cilat nuk janë pritur mirë nga fansat. Është bërë e ditur që pjesë e tij do të jenë edhe të ftuar special si Justin Bieber, David Beckham, Cindy Crawford, Cara Delevingne apo Lady Gaga, transmeton ‘lapsi.al’.

Gjithashtu personi që do të mirëpresë të gjithë aktorët në këtë rikthimin, i cili do të jetë moderatori James Corden.

Adhuruesve të “Friends” nuk u ka pëlqyer kjo gjë duke postuar në rrjete sociale “meme” dhe duke ironizuar pjesëmarrjen e moderatorit dhe personazheve publikë.

LEXO EDHE: Rikthehen ‘Friends’, HBO Max publikon trailerin para premierës së 27 majit