Fansja i hedh në skenë hirin e nënës së vdekur, këngëtarja shokohet

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Pink, është përballur me një situatë aspak të këndshme, teksa ishte duke kënduar në një koncert në kryeqytetin e Anglisë, Londër.

Situata e sikletshme ndodhi teksa Pink po performonte, një fanse i ka hedhur në skenë një qese me hirin e nënës së saj të vdekur. Veprim ky që tronditi jo pak këngëtaren.

Në këtë moment, Pink ndaloi së kënduari, mori qesen dhe e mbajti përpara turmës, duke iu drejtuar fanses që bëri veprimin:

“A është kjo nëna jote? Nuk e di se si ndihem për këtë”.

Pas kësaj, këngëtarja e vendosi hirin e supozuar në skenë dhe nisi të këndonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë njërën prej këngëve të saj më të njohura “Just Like a Pill”.

Sipas mediave amerikane, 43-vjeçarja po vijon turneun e saj nëpër botë, duke përfshirë shumë ndalesa në SHBA, përpara se ta mbyllë atë në muajin mars të 2024 në Australi./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

UKRAINA “DETYRON” PINK FLOYD QË TË NXJERRË KËNGË TË RE PAS 28 VITESH

Grupi i famshëm Pink Floyd do të nxjerrë një këngë të re. Për herë të parë pas 28 vitesh. Krej kjo në mbështetje të popullit ukrainas.

Kënga me titull “Hey Hey Rise Up” do të publikohet në 8 prill. Ndërsa fitimet do të shkojnë të gjitha për organizatat që ndihmojnë Ukrainën.

Albumi i fundit që ka nxjerrë në treg Pink Floyd ka qenë ai i vitit 1994. Albumi ka mbajtur titullin “The Division Bell”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult