Faraonët do të “çohen nga varri” dhe do të parakalojnë në rrugët e Kajros

Mumiet e faraonëve dhe pjesëtarëve të tjerë të aristokracisë së Egjiptit të Lashtë do të “ngrihen nga varri” këtë fundjavë dhe do të parakalojnë në rrugët e Kajros në kërkim të një shtëpie të re.

Duket si skenari i një filmi, por në fakt është protokolli i një feste luksoze. Dhe pjesë e një projekti për të zhvendosur disa prej thesareve më të mëdha të Egjiptit.

Të shtunën, mumjet e Ramsesit të Madh dhe 21 faraonëve të tjerë do të marrin pjesë në atë që është quajtur “Parada e Artë e Faraonëve”. Organizuar nga Ministria egjiptian e Turizmit dhe Antikiteteve.

Do të këndohet në gjuhë të lashta

CNN raporton se në paradë do të përdoren karroca me kuaj, do të këndohet në gjuhë të lashta dhe do të marrin pjesë yje të kinematografisë. Por deri tani, ministria është përpjekur të mbajë të pazbuluara detajet.

“Është surprizë”, thotë për CNN Ahmed Ghoneim, drejtori ekzekutiv i Muzeut Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian. Institucionit që do të presë në ambientet e tij mumiet.

Megjithatë, një spektakël kaq i madh vështirë se mund të mbahet i fshehtë. Sidomos kur provat për të bëhen në rrugët e Kajros. Vendasit kanë parë dhe dëshmuar përmes fotove dhe videove mjetet që janë përshtatur për të mbajtur mumiet.

Dërgohen në shtëpinë e tyre të re

Synimi përfundimtar është që 18 mbretër dhe 4 mbretëresha të Egjiptit bashkë me arkivolet e tyre, të dërgohen në shtëpinë e tyre të re, duke udhëtuar për 5 kilometra.

Të 22 mumiet mbretërore janë nga epoka e Mbretërisë së Re, ku varret ndërtoheshin nën tokë me hyrje të fshehta. Për të shmangur grabitjet. 600 vite më vonë, pasardhësit e tyre, ndryshuan totalisht stilin. Duke ndërtuar varre luksoze të stërmëdha, piramidat./a2news.com

LEXO EDHE: Misteret e antikitetit: Brenda dhomave të fshehta të faraonëve