Fatos Arapi: Margaritë, moj…

fatos arapi
Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930 - Tiranë, 11 tetor 2018)

Margaritë, moj…poezi nga Fatos Arapi

… Shoqja ime, moj
me dy sy si nata të mëdhenj, të zez,
me bukurinë tonë të virgjër
vdekjen po ushqejmë

se kjo tokë ka ftohtë
mardhi
e ka ngrirë
Dhe ne biem mbi të, porsi bllaca zjarri,
Futemi nën dhè porsi rrënjë ëndrrash,
Që të vijë pranvera,që të vijë behari,
Toka përmbi ne e balta të shkrijë,
Ëndrrat të shpërthejnë, si shpërthen bari.
Dashuria jonë
Me dy sy si nata çuditërisht të zez,
Nga plumbat armike prerë mes për mes
Dashuri e lindur,
Dashuri e rritur
Nën qiejt e thyer të varfërisë shqiptare.
Dashuri tragjike
Për botën e madhe.

Margaritë, moj
Motra ime, moj,
Shoqja ime, moj.

(*Këto vargje i kushtohen heroinës së popullit Margarita Tutulani)

ObserverKult

Lexo edhe:

FILMI “BOLERO NË VILËN E PLEQVE” RIKTHEN NË KINEMA MARGARITË XHEPËN E ROBERT NDRENIKËN, AKTORJA: ISHA E SËMURË, POR…!

margaritë xhepa

Filmi i Spartak Pecanit, “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar mbi romanin e Fatos Kongolit, pas xhiros së festivaleve do të jetë në kinema. Me një kast aktorët që përfshin ikonat e kinematografisë si Robert Ndrenika e Margarita Xhepa, filmi trajton historinë e dy të moshuarve që në fund të jetës janë vetëm, ndonëse janë prindër të tre fëmijëve.

“Sa mirë që jemi së bashku për të parë një film të mirë më në fund. Kam rolin e një nëne, e kam tre fëmijë. Një në Amerikë e dy këtu. Edhe ata që i kam këtu vijnë rrallë dhe nënës i rrinë sytë e koka te dera, kur po vijnë vajza e djali”, tha Margarita Xhepa.

Skenari i Linda Fejzaj dhe regjia e Pecanit, kryejnë një hetim psikologjik të personazheve dhe të shoqërisë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult