Shkrimtari i quajtur “i tranzicionit”, Fatos Kongoli në ABC ka ndarë detaje nga jeta e tij private. Ndër tjerash Kongoli ka zbukuar se një nga persekutorët e tij aktualisht e ka komshi. E shikoj përditë me neveri, ka theksuar shkrimtari.
“Letërsia është shprehje e dhimbjes njerëzore. Pa dhimbje nuk mund të shkruash, nuk mund të bëhet letërsi sipas meje. Unë kam pasur në jetën time dy persona, që kanë qenë persekutorët e mi me të gjithë kuptimin e plotë të fjalës. Njërin e kam komshi dhe e shoh përditë. Nuk e duroj dot se është fytyrë që nuk e shoh dot, sikur më del një derr i egër përpara, më jep një ndjesi shumë të egër. Por marr shkas nga ajo çfarë unë përjetova”, u shpreh Kongoli.
Më tej, ai është ndalur edhe te vepra “Bolero në vilën e pleqve”, duke treguar se është fymëzuar nga prindërit e përkthyesit Edmond Tupja.
Kongoli e ka cilësuar si librin më të veçantë dhe më të bukur të tij.
“’Bolero në vilën e pleqve’ është një libër shumë i veçantë, por frymëzimin e kam marrë nga një episode që ma tregoj Edmond Tupe, më goditi.
Edhe i thash: “O Mondi a ma lejon ta përdor këtë episod?”.
‘Si jo’, më tha, ‘Përdore’.
Është bërë edhe film dhe jo i keq. Unë e kam parë dhe është i mirë. Unë them që është libri im më i veçantë, më interesant, më i bukur”, tha Kongoli.
ObserverKult
Kliko edhe: