Favino: Nuk duhet të heqim kurrsesi dorë nga vlerat tona, për asnjë arsye…

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

Nga: Pierfrancesco Favino

“Kam kuptuar se në të gjitha rastet kur kam rrezikuar lumturinë time personale, kohën time, personat që doja dhe gjithçka që më bënte një qenie njerëzore, nuk ia vlenin. 

Nuk jam i gatshëm të rrezikoj për ato që i konsideroj vlera të miat.

Nuk jam gati të vendos të jetoj në një vend ku familja ime nuk ndihet mirë. Nuk jam i gatshëm të humbas ditëlindjet e vajzave të mia dhe as të shes diçka që e shoh të rëndësishme tek vetja ime, si ndërshmërinë, apo besnikërinë.

Nuk jam në gjendje të shes gjithçka për ambicie. Për aspekte të tilla nuk do të hiqja dorë kurrë, as përpara një Oscar”./bota.al

Pierfrancesco Favino

Lexo edhe:

RRËFIMI RRËQETHËS I HUEYDA EL SAIED: ZËVENDËSMINISTRI MË NDAU NGA BABAI, E PASHË PAS 16-VJETËSH

Artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied ka ndërruar jetë muaj më parë në Luksemburg, ku jetonte prej vitesh.

E njohur për publikun shqiptar që në fillim të viteve ’90, El Saied ka folur disa herë për jetën e saj dhe të familjes.

Në fillim të shkurtit 2017, Hueyda ka treguar për teleshikuesit shqiptarë se si Feçor Shehu, si zëvendësministër i Brendshëm që ishte e ndau atë dhe mamanë e saj nga babai.

‘Që ta sqarojmë popullin shqiptar njëherë e mirë. Unë jam treçerek nga Sudani, por kam lindur këtu. Stërgjyshi im ishte nga Sudani dhe ka qenë peshkatar. Ka ardhur në Durrës dhe ka njohur një grua të re që ishte nga Turqia.

Stërgjyshja erdhi nga Turqia në Shqipëri, pasi i kishte vdekur bashkëshorti. Dhe për të mos u ndarë nga djali, të cilin donte t’ia merrte familja e burrit, vendos të vijë në Shqipëri. Këtu njeh të riun sudanez, pra stërgjyshin tim, dhe bëjnë 14 fëmijë dhe një që e kishte stërgjyshja, 15 fëmijë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU