MKRS: Fehmi Hoxha-Feho me ekspozitë personale në Itali

Piktori Fehmi Hoxha, apo i njohur në publik si Feho nga data 1 dhjetor të këtij viti do të hap ekspozitën personale “Simfonia e Detit” në Napoli të Italisë.

Kjo ekspozitë është mbështetur përmes thirrjes publike për “Art dhe Trashëgimi Kulturore 2023″ të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Kështu ka njoftuar kjo Ministri nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Feho përgjatë rrugëtimit të tij mbi katër dekada e ka pasuruar koleksionin e tij me piktura, vizatime dhe grafika. E krejt këto janë realizuar nga ai duke përdorur stile unike dhe paleta të pasura ngjyrash.

Në ekspozitën e tij që do të hapet nga 1 dhjetori në Muzeun e  Artit Bashkëkohor ‘Casoria’ në Napoli do të ekspozohen edhe disa vepra të kuruara me kujdes nga Safet Spahiu.

Ndërkohë MKRS-ja ka theksuar se nëpërmjet kësaj thirrje publike po vazhdojnë të fuqizojnë skenën e pavarur kulturore dhe të promovojnë diplomacinë publike përmes aktiviteteve artistike në sferën ndërkombëtare.

ObserverKult


Lexo edhe:

“KALTËRT” DHE “NDRYSHIMI”/ DY PIKTORE NGA KOSOVA, EKSPOZITË NË SHKODËR

Galeria “Oda” në Shkodër u bë “streha” mikpritëse e dy artisteve nga Kosova për dy ekspozitat e tyre me punime pikture.

“Kaltërt” u titullua ekspozita e artistes Mjellma Goranci. Me punimet e saj ajo sjell jetën, qiellin dhe detin në formën artistike.

Piktorja tjetër nga Kosova, Vlora Ismaili ka sjellë integrimin e teknologjisë në procesin artistik duke shprehur një kreativitet të kohës…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult