
“Fëmijët duhen dashur. Kaq. Dhe të duash do të thotë të mësosh t’i lësh të lirë. Ata që mendojnë se të jesh prind është një e drejtë dhe jo një përgjegjësi, përfundojnë duke i indoktrinuar fëmijët, në vend që t’i edukojnë.
Megjithatë, fëmijët tanë – siç ka shkruar Khalil Gibran – nuk janë tanët.
Ata nuk vijnë nga ne, por nëpërmjet nesh.
Nuk duhet t’i trajtojmë si pronë: nuk duhet të detyrohen të mendojnë si ne, të jetojnë jetën tonë, sepse ata kanë mendimet e tyre, që mund të jenë të ngjashme me tonat, ose krejt të kundërta.
Dhe kjo është në rregull.
Rëndësi ka që ata të kenë mendime dhe t’i ndjekin.
Pra Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj. Ata janë bijtë dhe bijat e vetë jetës.
Shpesh kam dëgjuar prindër që thonë: “Duhet ta rregulloj fëmijën tim. Ta ‘pastroj’, si një vazo kineze.
Por a keni sjellë në jetë një objekt, apo një shpirt?
Nëse keni sjellë një shpirt në këtë botë, nuk keni pse ta rregulloni atë.
Shpirti shkon atje ku duhet të shkojë.
Çfarë mesazhi tjetër japim kur ndërhyjmë? ‘
Prindërit nuk duhet të bëhen kujdestarë të përjetshëm.
Ky është egoizëm, jo dashuri.
Dashuria është t’i lësh të fluturojnë.”
-Franco Battiato-
ObserverKult
Lexo edhe:
Për fëmijët japim gjithçka kemi!
Agim Baçi: A jemi të shqetësuar se me çfarë merren sot fëmijët?