Fëmijët janë duart me të cilat ne prekim parajsën!

Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura që flasin për fëmijët:

Si shpjegohet që fëmijët e vegjël janë aq inteligjent dhe të rriturit aq budallenj? Duhet të jetë edukimi ai që e bën këtë gjë. – Alexandre Dumas

Fëmijët e bëjnë të pamundur pendimin për të shkuarën tënde. Ata janë frutet më të mira. Ndonjëherë të vetmet. – Anna Quindlen

Fëmijët e shohin të magjishmen sepse ata e kërkojnë atë. – Christopher Moore

Mos i bëj fëmijët e tu të paaftë duke ua bërë jetën të lehtë. – Robert A. Heinlein

Një gjë që e kam mësuar nga vëzhgimi i shimpazeve me të vegjëlit e tyre është se të paturit fëmijë duhet me qenë qejf. – Jane Goodall

Fëmijët që sillen mirë janë ata që bëjnë revolucionet më të frikshme. Ata nuk thonë asnjë fjalë, nuk fshihen poshtë tavolinës, hanë vetëm nga një copë çokollatë. Por më vonë, ata e bëjnë shoqërinë që të paguajë. – Jean-Paul Sartre

Fëmijët nuk janë libra për ngjyrosje. Ti nuk i bën ata që t’i mbushësh me ngjyrat e tua të pëlqyera. – Khaled Hosseini

Pengo, zvogëlo ose shkatërro imagjinatën e një fëmije, dhe ke larguar shansin e suksesit të tij në jetë. Imagjinata shndërron vendin e zakonshëm në më të veçantin dhe krijon të renë nga e vjetra. – L. Frank Baum

Fëmijët gjejnë gjithçkanë te asgjëja; të rriturit gjejnë asgjënë në gjithçka. – Giacomo Leopardi

Fëmijët janë duart me të cilat ne prekim parajsën. – Ward Beecher

Nëse nga foshnjëria i trajtoni fëmijët si Zota, ata janë të përcaktuar që në moshë të rritur të veprojnë si djaj. – P.D. James

Ende askush nuk e ka kuptuar vlerën e simpatisë, të mirësisë dhe bujarisë të fshehura në shpirtin e një fëmije. Përpjekja e çdo edukimi të vërtetë duhet të jetë zbulimi i atij thesari. – Emma Goldman

Për mua nuk ka pikturë më të bukur se buzëqeshja, dhe shkëlqimi i syve të një fëmije të lumtur; nuk ka muzikë më të ëmbël se sa e qeshura e tyre e pastër dhe tingulluese. – P.T. Barnum

Është më e lehtë të ndërtosh një fëmijë të fortë sesa të ndreqësh një të rritur të thyer (lënduar). – Frederick Douglass

Fëmijët nuk janë vetëm të pafajshëm dhe kuriozë, por edhe optimist dhe të gëzueshëm dhe esencialisht të lumtur. Ata janë, me pak fjalë, gjithçka që të rriturit do donin të ishin. – Carolyn Haywood

Ne harxhojmë vitin e parë të jetës së fëmijës duke e mësuar atë që të ecë dhe të flasë dhe tërë pjesën tjetër të jetës që të heshtë dhe të ulet. Duhet të ketë diçka gabim këtu. – Neil deGrasse Tyson

Gjithmonë jepu fëmijëve puthjen e natës së mirë, edhe nëse ata tashmë kanë fjetur. -H. Jackson Brown, Jr.

Nga anglishtja: Manjola Brahaj

ObserverKult

Kliko edhe:

MOS I MËSONI FËMIJËT TUAJ TË KENË FRIKË NGA BOTA