Fëmijët nuk duhet t’i konsideroni si pronë! Lërini të fluturojnë!

Nga Franco Battiato

“Fëmijët duhen dashur… vetëm kaq.
Dhe të duash do të thotë të mësosh të heqësh dorë.
Ata që besojnë se të qenit prind është një e drejtë dhe jo një detyrë, përfundojnë duke indoktrinuar fëmijët e tyre në vend që t’i edukojnë ata.
Fëmijët tanë, megjithatë – siç ka shkruar Khalil Gibran – nuk janë tanët, ata nuk vijnë nga ne, por nëpërmjet nesh.
Ne nuk duhet t’i konsiderojmë ata pronën tonë: ata nuk duhet të detyrohen të mendojnë si ne, të bëjnë të njëjtën jetë si ne. sepse ata kanë mendimet e tyre, të cilat mund të jenë të ngjashme me tonat, ose ndonjëherë të kundërta, dhe gjithsesi është mirë që ata t’i kenë dhe të mbahen pas tyre.
Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj. Ata janë bijtë dhe bijat e vetë jetës.
Shumë herë kam dëgjuar një prind të thotë: Duhet ta rregulloj fëmijën tim.
“Rregulloje”. Si një vazo kineze.
Ke lindur një objekt apo ke lindur një shpirt? Nëse keni sjellë një shpirt në botë, nuk keni pse ta rregulloni atë, shpirti shkon atje ku duhet të shkojë.
Çfarë mesazhi japim ndryshe?
Meqenëse ju nuk mund ta bëni këtë, babai do të kujdeset për të.
Një prind është një instruktor fluturimi…ai duhet të të mësojë të fluturosh.
Ai nuk është dikush që shpreson që ju duhet të qëndroni në shtëpi deri në moshën gjashtëdhjetë vjeç, në mënyrë që të bëheni një lloj kujdestari.
Ky është egoizëm, nuk ka të bëjë fare me dashurinë.
Dashuria është t’i shohësh fëmijet të fluturojnë…”

Solli në shqip: Saimir Kadiu

ObserverKult

Franco Battiato

Lexo edhe:

MOS I FAJËSONI FËMIJËT!