“Fëmijët pas telave”, çelet ekspozita për fëmijët e burgosur gjatë komunizmit

Gjergji Hani ishte 16 vjeç kur u burgos për herë të parë nga regjimi komunist. Krimi i tij më i madh ishte fjala, e shprehura kundër diktaturës, dëshira për t’u arratisur nga vendi si dhe historiku i familjes së tij.

Të gjithë rininë do ta kalonte pas hekurave në burgun e Qafë Barit, i akuzuar për tradhti ndaj atdheut. “Jam dënuar dy herë, e dija shumë mirë se çfarë më priste. Kam kaluar 5 vite në burg dhe jam liruar 1 javë para zgjedhjeve të para pluralistë në Shqipëri”.

Fëmijët e burgosur keqtrajtoheshin, torturoheshin, e madje punonin njësoj si të rriturit.

“Fëmijët pas telave” tregon vështirësitë për mbledhjen e dokumenteve dhe dosjeve që vërtetojnë krimet e komunizmit edhe ndaj fëmijëve”. Kështu u shpreh Brisejda Lala, studiuesja dhe kuratorja e ekspozitës.

Politika e sotme nuk duket shumë mbështetëse ndaj studiuesve të Institutit për Krimet e Komunizmit, për të thelluar më tepër kërkimet e tyre.

Edhe pse prej vitesh ka një punë kërkimore të madhe, ende sot nuk ka një numër zyrtar të fëmijëve të burgosur në kohën e komunizmit. /a2news

ObserverKult


Lexo edhe:

NDODHI GJATË KOMUNIZMIT: “SI MA VRANË BABANË DHE ESHTRAT IA HODHËN NË PUS”

Nga Luljeta Progni

Është një vend në qendër të Sarandës, ku një grua e moshuar shkon çdo 6 maj e vendos një tufë me lule, qan e lutet. Për ata që nuk e njohin, duket sikur lulet, lotët e lutjet shkojnë drejt askujt e askundit.

Rreth 100 metra përtej godinës që dikur ishte dega e brendshme e Sarandës, ndodhet një bunker, i cili është kthyer në muze për krimet e komunizmit.

Përballë tij gjendet një pus, që në Sarandë e quajnë pusi-varr. Nuk ka asnjë pllakatë apo shenjë që e dallon atë pus nga të tjera objekte që gjenden në atë territor.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult