Manjola Lloja Bushati e ftuar në “Vila24” njoftoi mbajtjen e Festivalit të 60-të Këngës për Fëmijë në Shkodër. Ajo la një ftesë të hapur për këdo që dëshiron ta ndjekë këtë event në datat 10, 11 dhe 12 qershor, ndërsa tha se përveç festivalit, Shkodra ofron edhe shumë mundësi për të vizituar qytetin apo edhe për plazh gjatë ditës.
Bushati vlerësoi rritjen e nivelit artistik dhe dëshirën e fëmijëve për këngën, si edhe u ndal tek problematikat dhe vështirësitë e organizmin e një aktiviteti të tillë përfaqësues për muzikën e fëmijëve. Sipas Llojës nuk ka lehtësi në infrastrukturën e festivalit, gjetjen e fondeve apo edhe mbështjen e duhur edhe pse shfaqet përpiqen që t’i kenë në maksimumin e tyre.
Duke folur për situatën aktuale, ku interneti ka imponuar jetët tona, përfshirë edhe fëmijët, ajo ngriti shqetësimin se nuk po përdoret në favor të mirërritjes.
Bushati njoftoi një hapësirë të dedikuar, post-festival e cila do shndërrohet në një “shesh beteje” për të gjitha zhvillimet negative që kanë cënuar, sipas saj zhvillimin normal të fëmijëve.
Lloja – Bushati u referohet edhe programeve të cilat tha se po përdorin fëmijët, “Janë programe me fëmijë, por jo për fëmijë. Pse gjithë ky ngut për t’i rritur para kohe? Nuk po i rrisim, po pengojmë zhvillimin normal të tyre”-tha Bushati .
Festivali i Këngës për Fëmijë ka nxjerrë emra të njohur të skenës, si Ardit Gjebra, Inva Mula etj duke i dhënë këtij aktiviteti një vend të rëndësishëm në ecurinë e artit në Shqipëri e sidomos për të vegjëlit./balkanweb
ObserverKult
Lexo edhe;