Fernando Pessoa: Nuk e di…

Fernando Pessoa:


Nuk di, asht dashuni kjo qi më jep
a shtiresh.
Jepma. Më mjafton.
Jo dhe aq për moshën,
a gabimisht, jam i ri.
Pak na japin zotat, por dhe ajo pak e rrejshme asht.
Megjithate, kur na e japin, anipse e rrejshme,
si dhuratë, krejt e vërtetë asht.
E marr, tue mshilë sytë: më mjafton,
çka m’lypet ma tepër?

© shqipëroi Maksim Rakipaj