“Fest 64” mbahet më 17 deri 20 dhjetor/ Marrin pjesë 28  këngëtarë, fituesi shkon në Eurovizion

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Fest 64 do të mbahet në datat 17, 18 , 19 dhe 20 dhjetor.

Teksa numërimi mbrapsht ka nisur gjithçka është gati për të sjellë tek publiku festën e madhe të muzikës së lehtë shqiptare.

Për 4 net me radhë 28 artistët pjesëmarrës do të ngjiten në skenën prestigjioze në Pallatin e Kongreseve ku do të performojnë këngët e tyre përpara publikut e jurisë, si edhe do të garojnë për çmimet e këtij viti.

Prej ditësh kanë nisur tashmë dhe provat, ku artistët pjesëmarrës dhe Orkestra Simfonike e RTSH-së, së bashku me këngëtaret po punojnë për të gjitha detajet, përgatitjet dhe emocionet që pritet t’i dhurojnë publikut përgjatë 4 netëve live të Festivalit.

Provat po zhvillohen në Sallën e Orkestrës Simfonike, artistët po punojnë nga afër me Orkestrën për të ndërtuar interpretimin live të çdo kënge, duke përshtatur detajet muzikore sipas konceptit të tyre artistik.

ObserverKult


Lexo edhe:

ORËT E FUNDIT TË ORNELLA VANONIT/ IKONA E MUZIKËS ITALIANE KËRKOI AKULLORE DHE PASTAJ VDIQ, U GJET E PAJETË NGA…