Festa e grave të Boboshticës/ “Rosica” daton prej 2000 vitesh, traditë e trashëguar

Gratë dhe vajzat e fshatit të njohur turistik të Boboshticës vazhdojnë të ruajnë festën e Rosicës, festë kjo e cila ka nisur më shumë se 2000 vite më parë, me ringjalljen e Jezu Krishtit.

Prej asaj kohe sipas Vera Gjergos kjo festë kremtohet në fshatrat e Boboshticës, Drenovës dhe Polenës.

“Është një festë që bëhet 3 javë pas ringjalljes të Krishtit, quhet Rosicat, nëna Shën Meri nga gëzimi ditën e 20 mblodhi shoqet, gatoi gjëra të ëmbla dhe të nesërmen bëri festë të madhe. Ne këtë e mbajmë brez pas brezi”, tha Vera Gjergo.

Pjesë e festës janë edhe gatimet tradicionale, kryesisht gatime të ëmbla.

“Dalim nëpër fshat, derë më derë, këndojmë, ftojmë të na japin mall, miell, sheqer, vezë, gjalpë, vaj, mblidhemi të gjitha dhe gatuajmë. Me parë gatuaja në shtëpi tani u bënë lokalet, vijmë në lokale. Bëjmë bukuvale, edhe petulla. E të tjera sipas qejfit”, tha ajo më tej.

Kjo traditë tek gratë boboshtare është përcjellë brez pas brezi.

“Unë jam e re dhe vazhdoj të ndjek traditën e mamave tona. Ma ka lënë amant, ta ndjekësh çupë për çdo gjë. Ua transmetoj të tjerëve. Shumë, po mungojnë, nuk janë. Kanë ikur të gjitha”, tha Donika Banbulli.

Pjesë e kësaj feste janë bërë jo vetëm gratë e vajzat që jetojnë në këtë fshat por edhe ato të cilat janë larguar në qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe të tjera që jetojnë në emigracion dhe që nuk i kanë harruar rrënjët e tyre.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult


Lexo edhe:

“FESTA E BJESHKËVE” NË KUKËS, EDHE SIVJET MBLEDH BANORËT E ZONËS

“Festa e Bjeshkëve” në Kukës mblodhi gjithë banorët e zonës së bashku dhe me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi. Ky i fundit tha se Rruga e Kombit për turizmin bregdetar dhe Rruga e Arbërit për atë malor do të bëjnë të mundur që turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë, të kenë mundësinë e një oferte të vërtetë turistike 12 mujore.

Ka një festë që i bashkon të gjithë banorët e Kukësit. “Festa e Bjeshkëve” mblodhi jo vetëm banorët e Bushtricës së Kukësit por edhe zonave përreth me shpresën se do të kenë një turizëm malor më të zhvilluar përmes burimeve dhe bukurive natyrore të zonës së tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult