
Edicioni i 24-të, i festivalit “Anadrinia Jehon” 2025, mbahet në datat 11, 12 dhe 13 maj, në Dejnë të Rahovecit, festival ky që për çdo vit mbledh njerëz nga zona të ndryshme për të festuar.
Ky festival i dedikohet ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, historike dhe artistike të shqiptarëve. “Anadrinia Jehon” ka si qëllim të krijojë një hapësirë ku artistët dhe pjesëmarrësit mund të shprehin vlerat kulturore, të pasurojnë traditat dhe të sjellin para publikut artin dhe kulturën që ka një rëndësi të veçantë për identitetin kombëtar.
“Infrastruktura e Festivalit “Anadrinia Jehon” është një komponent kyç që mundëson zhvillimin e suksesshëm të aktivitetit dhe siguron një përvojë të kënaqshme për pjesëmarrësit dhe vizitorët”, pohuan organizatorët.
ObserverKult
Lexo edhe:
A E BESONI: DIKUR LIBRAT LIDHESHIN ME ZINGJIRË NË BIBLIOTEKË