Festivali i Këngës në RTK, zbulohen 18 këngët finaliste

Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka bërë përzgjedhjen e 18 këngëve finaliste të edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizonin e Kosovës.

Pas një mbledhje katërorëshe, komisioni përzgjedhës ka nxjerrë listën e këngëve finaliste të Festivalit të Këngës në RTK.

Tetëmbëdhjetë këngëtarë/bende janë përzgjedhur që të marrin pjesë në netët finale të Festivalit të parë të Këngës, të organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.

Tre netët live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen në datat 26, 27 e 28 tetor 2023.

Edicioni i parë i “Fest 2023” realizohet në Prishtinë, në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe transmetohet live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.

Drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, para pak javësh, në një intervistë në RTK kishte thënë se ‘Festivali i Këngës’ në RTK këtë vit do të jetë më shumë festë sesa festival.

“Duhet me qenë festë, duhet me qenë një fillim me në një moment që kënga nga Kosova të përfaqësohet në “Eurosong”. Po shpresoj se ai moment të vjen sa më shpejt dhe RTK të jetë pjesë e EBU-së sa më parë, si dhe që të hapet rruga që kënga fituese të jetë pjesë e “Eurosong”, tha ai.

Për të gjithë krijuesit e interesuar, afati i fundit për aplikim në këtë festival ishte 9 shtatori. Nga dhjetëra aplikime, komisioni përzgjedhës i festivalit zgjodhi 18 këngët finaliste, transmeton rtk.

Më poshtë sjellim listën e artistëve, titujt e këngëve dhe kompozitorët e tekstshkruesit pjesëmarrës në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK.

ObserverKult


Lexo edhe:

ADI KRASTËS I BESOHET FESTIVALI I KËNGËS NË RTK

Edicioni i parë i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës gjatë këtij viti do t’i besohet Adi Krastës. Ky i fundit është mjaft i njohur për drejtimin e festivaleve në të kaluarën.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka konfirmuar se Adi Krastës i është besuar Festivali i Këngës.

“Me Adi Krasta, si ekspert i spektakleve të tilla, nuk pres më pak që edicioni i sivjetmë të jetë fantastik”, ka shkruar ndër të tjera Ahmetxhekaj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult