Edhe këtë edicion, Festivali i Këngës ishte plot polemika, akuza dhe artistë që mbetën të pakënaqur për vlerësimin.
Fituese e Festivalit u shpall Albina Kelmendi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa çmimin e parë nga juria e rrëmbeu këngëtarja Elsa Lila.
Ndarja e çmimeve pasoi me një sërë reagimesh, ku së fundi dhe këngëtarja Aurela Gaçe ka dhënë komentin e saj, transmeton ‘gazetatema’.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se gjithmonë është e njëjta histori me Festivalin, edhe kur ka një çmim, edhe kur ka dy, gjithmonë do të të ketë artistë që do të mbeten të pakënqur.
“Kur ka një çmim, zihemi. Por…edhe kur ka dy çmime prapë zihemi. Unë them ta bëjmë autobusin të ecë anash, që të gjithë të kënaqen. Të gjithë në vend të parë.
Edhe prapë do të ketë të pakënaqur. Ai i uluri në cep do ketë inat me atë të mesit. Ohoooo…..Gjithmonë e njëjta histori”, ka shkruar Aurela Gaçe.
Lexo edhe:
ZEFINA HASANI: “VËSHTIRË TA BESOJMË QË ALBINA KELMENDI KA FITUAR ME VOTA KORREKTE NË FESTIVALI E RTSH-SË”
Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të jurisë së Festivalit, Albina Kelmendi tha: “Ok, jam mësuar me çmimin e dytë”. E kishte fjalën për garën që bëri pak vjet më parë në “The Voice of Albania”, ku doli e dyta pasi votat e fituesit të parë i mori rivali përballë saj, Aslaidon Zaimaj.
Albina ishte atëherë në ekipin e Elsa Lilës, sepse edhe pse karriget e të katër trajnerëve u kthyen për të në audicionet e fshehura, ajo zgjodhi pikërisht atë, Elsën…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult