Festivali i Këngës në RTSH, juria zgjedh të rinjtë finalistë

Festivali i Këngës në RTSH, në këtë edicion të 61-të erdhi me mesazhe sociale e ndërgjegjësuese në natën e dytë, krahas performancave të 13 garuesve të radhës.

Përmes kolegëve u vlerësua në skenë puna e mjekut anastezist Ilir Ohri, i cili aktualisht është në gjendje jo të mirë shëndetësore, për përkushtimin e tij ndaj profesionit dhe në përçimin e zanatit tek brezat e tjerë.

I riu Jamarbër Hoxha, në emër të fëmijëve autikë, erdhi me mesazhe mirënjohjeje për prindërit që përkushtohen në kujdesin e tyre, si dhe për ndërgjegjësimin e shoqërisë për pranimin dhe trajtimin e fëmijëve me autizëm, për t’u lejuar atyre të zhvillojnë dhuntitë e tyre dhe të integrohen.

Juria e përbërë nga artistët Alma Bektashi, Rita Petro, Zhani Ciko, Elton Deda dhe Genc Salihu, zgjodhën nga të rinjtë pjesëmarrës në Festival, 5 finalistët e natës finale, që do të mbahet të enjten.

Ja kush u zgjodh:

Melodajn Mancaku: “Gjysma e zemrës sime”
Erma Mici: “Kozmosi i dashurisë”
Vanesa Solo: “Aroma jonë”
Urban Band: “Në çdo hap”
Gent Hoxha: “Ajër”


Lexo edhe:

FESTIVALI 61 NË RTSH SI BIG BROTHER? ZHGËNJIM, VULGARITET…AH SI ISHTE DIKUR!

Mbrëmë ndoqa (pa shumë interes dhe vetëm pjesërisht) natën e parë te Festivalit te 61-të të Këngës. Në të kaluarën, ky festival ka qenë ngjarja artistike më e madhe. Dhe më e rëndësishme në vend.

Nuk është më.

Me shpenzime shumë herë më të mëdha për organizimin e tij, në këtë festival sot marrin pjesë këngëtarë shumë herē më të vegjël. Ndër ta edhe djem e vajza që vetëm këngëtarë nuk janë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU