Festivali i letërsisë “Kryqat edhe minarat e ngurta”, frymëzuar nga vargjet Migjenit, ngriti siparin në instalacionin “Reja” në Tiranë. Poetët Rita Petro, Ledia Dushi dhe Romeo Çollaku përmes vargjeve të tyre rrëfejnë, jo vetëm udhëtimin e poezisë shqipe, nga ajo e rilindjes me Naim Frashërin, Mjedën dhe Fishtën, tek vargjet e lira të Migjenit dhe Poradecit, e më tej tek poezia bashkëkohore e Dritëro Agollit
“Në dallim nga proza, ne poetët jemi më fatlumë, sepse poezinë e merr gjithmonë me vete. Mund të shkosh ne luftë me të, edhe t’i mbash përmendjesh vargjet e saj. Ndërsa, proza ka faqet volimunoze, ku njeri është në sidë me të lexuarit. Aktivitete të tilla, nxitin lexuesit, sepse mund të interpretohet edhe shoqërohet edhe me muzikë. Vet poezia është muzikë edhe poezi”.
Petro shton më tej se poezia shqipe ka personalitetet e veta
“Migjeni ka qenë i pari që përdori vargjet e lira, ndërsa ka qenë provokues i drejtpërdrejt përmes poezisë së tij. Poezia shqipe kishte paralelet e veta me historinë, në kohën e diktaturës pati një lloj stopimi, edhe poetët si Lasgushi dhe Poradeci interpretoheshin ndryshe, vlerën e merrte nga tematika që kishte të bënte me metodën e realizmit socialist. Gjë që nuk është e vërtetë, sepse mesazhi i poezisë moderne janë të gjitha ato imazhe që ndikojnë në kokën tonë, edhe evokojnë të njëjtat ndjesi, që i ka provuar edhe vet poeti”, thotë Petro.
Në një rrëfim për poezinë, poetja Ledia Dushi ndali tek autorët shqiptarë, që e kanë ndikuar në krijimtarinë e saj letrare, edhe Çollaku thekson se poetët e duan shumë gjuhën shqipe, pa ndasi nëse është e Jugut apo e Veriut
“Vazhdoj që të mrekullohem në të njëjtën mënyrë, prej Mjedës. Çdo lexim i tij është i pamjaftueshëm, prej Primo Shllakut, Poradecit, Çollakut edhe kolegëve të tjerë bashkëkohës. Unë nuk besoj në ndarjen e poezisë në kohë. Praktikisht është si të provosh të fragmentosh Zotin, besoj se në rastin më të mirë, poezia duhet të ishte një vazhdimësi, në mos totale, të paktën në elementë të asaj që ka ekzistuar më parë. Nuk besoj në një kohë evolucioni absolut, në lidhje me të shkruarit e poezisë”, thotë poetja Ledia Dushi.
“Ne e duam shumë gjuhën shqipe të Jugut, por edhe të Veriut. Tek Mjeda dhe Koliqi ne falemi”, thotë shkrimtari Romeo Çollaku.
Gjatë gjithë muajt tetor, i cilësuar si muaj i librit, Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit do të organizojë takime me shkrimtarët dhe poetët, të cilat kanë në fokus krijimtarinë letrare shqipe./shqiptarja.com