“Festivali i Posterit ‘Prishtina'” sjell në Tiranë artistë nga mbarë bota

Dizenjimi i posterave, përveç qëllimit komercial ka në vetvete artin e përcjelljes së një mesazhi përmes elementeve vizuale.

Njësoj me grafitin, ky art mund të bartë mesazhe universale, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo shënjestrojnë në mendjen e audiencës.

“Festivali i Posterit’ Prishtina’’’ vjen në edicionin e tij të dytë, në Tiranë. Artistë nga 32 vende të botës, nga kontekste sociale dhe kulturore të ndryshme sjellin përmes posterave të dizenjuar prej tyre përjetimin për lirinë.

Asnjëri nga posterat nuk është i njëjtë me tjetrin dhe të gjithë bashkë bashkojnë një ‘puzzle’ që na njeh me rëndësinë e lirisë.

Festivali u konceptua si një garë, fituesit e të cilës ishin ata që në punimet e tyre ja dolën të krijonin më shumë impakt tek juria profesioniste.

Posterat do të qëndrojnë në hapësirën e GAT deri në fund të muajit janar. E pas kësaj do t’ia lënë vendin një tjetër ekspozite kësaj here dedikuar artistëve të rinj./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

GALERIA E ARTIT NË TIRANË NIS SEZONIN ARTISTIK 2023 ME FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR TË POSTERIT “PRISHTINA 2022”

Galeria e Artit në Tiranë mirëpriti këtë janar Festivalin Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2022”.

Sezoni i ri artistiko-kulturor i vitit 2023 në GAT nis me një eveniment ndërkombëtar në fushën e dizajnit.

Festivali është në Tiranë në edicionin e dytë. Dhe në këtë eveniment janë artistë nga 32 shtete më veprat e tyre.

Artistë të huaj dhe shqiptarë kanë prezantuar posterët e tyre. Këto postera erdhën me mesazhe interesante nga vendet prej nga vijnë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult